08:42 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Uji është jeta, do të ngrejmë bordin për kompensimin e bizneseve që dëmtohen nga euro

18:07 | 21/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Uji është jeta, do të ngrejmë bordin për kompensimin e bizneseve që dëmtohen nga euro

Gjate vizites se tij ne Puke, kryetari i PD Berisha ka zhvilluar nje vizite ne fabriken e ujit “Lajthiza”. Berisha ka vleresuar punen e bere nga drejtuesit e kesaj kompanike duke u shprehur se e  ke nisur në kushte më të vështira se kushdo tjetër, këtu vetë terreni dhe distancat e këto, por në kushte shumë të veçanta ja ke arritë këtë sukses ta bësh gjithnjë e më të madh, dhe Lajthizën ta bësh të famshëm jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan dhe Europë.
Me të vërtetë, ke ecur pa një mbështetje reale, janë përpjekur me çdo kusht që të dështosh, por ti ke triumfuar.
Ne do bëjmë gjithçka që konsumi të rritet. E vërteta është se, ai që ka pësuar goditjen më të rëndë nga largimi i njerëzve është konsumi dhe prodhimi, prodhimi e konsumi.
Isha në treg dhe nga gjërat më të dhimbshme, ishte se nuk na blen kush. Dyqane hapur dhe nuk na blen kush.
Një tjetër më tha, këtu siç e shef ti më i riu jam unë. Nuk kishte tjetër. Dhe rënie e madhe, rënie e madhe në radhë të parë nga rënia e fuqisë blerëse, sepse nëse ti nuk ndjek rritjen e çmimeve që është fenomen natyral.
Rritja e çmimeve në këtë sistem është fenomen natyral i zhvillimit të ekonomisë. Një ekonomi që nuk i rriten çmimet është e sëmurë.
Ajo ka çdo vit, kur nuk rriten është e sëmurë, kur ulen është dhe më problem. Por rriten çmimet dhe rriten pagat, kështu shkon. Ligji themelor është rriten çmimet dhe rriten pagat. E përballohen të gjitha ato.
Shton konsumin, prodhimin. Mirëpo ky pakësim i shpejtë i popullatës. Dje OKB-ja publikoi të dhënat, Shqipëria me rënien më të madhe në botë të lindjeve, shkaku emigracioni.
Por puna jote këtu është një frymëzim, Hajri, është me të vërtetë frymëzues. Shteti do të ndërhyjë për të mbështetur eksportin, do ndërhyjë për të mbështetur prodhimin, por edhe eksportin. Sepse në kushtet tona, sektori i eksportit është kryesori për prodhimin.
Nga 2023-2024 sipas statistikës zyrtare u ul me 32%. I shkatërroi euro.
Ne kemi projekt, do ngremë bordin e kompensimit të të gjithë eksportuesve, kompensimit për shkak të variacionit të kursit të euros. Në do të kompensojmë çdo cent të euros që bie për shkaqe që këta thonë, turizmi, por që nuk ka lidhje me turizmin, por avash, avash sa të presim kanalet e tyre dhe të bëhemi normal siç ishim.
Një bord për të kompensuar luhatjet e euros. Do ngrihet se eksporti është i një rëndësie shumë jetike. Ne na ka mbajtur remitancat që vijnë nga jashtë që kompensojnë, se po të mos jenë ato, Shqipëria falimenton.
Kemi një sentencë, uji është jeta.
Norman Bethune një mjek i famshëm kanadez e ka lënë të pavdekshme. Ky shkoi të ndihmojë ushtrinë kineze, në luftën civile se atje bëhej batërdi, shkoi vullnetar, humanist dhe kalon në pavion. Por edhe ky i sëmurë ishte. Iu infektua një plagë dhe tani, kush do kujdesej për të sëmurët.
I thotë infermieres, jepi solucion fiziologjik se është jeta, në fakt uji është jeta. Sado pije të tjera që prodhohen, për disa si puna ime, uji mbetet jeta.
Ujë i mrekullueshëm është, ujë i rrallë.

Pas

Basha prezanton programin me të rinjtë: 4 kampuse IT, zbutje kredish për çiftet e reja dhe bonuse për foshnjat

Para

Trump optimist për vendosjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës: Marrëveshja mund të ndodhë këtë javë!

Para
Trump optimist për vendosjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës: Marrëveshja mund të ndodhë këtë javë!

Trump optimist për vendosjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës: Marrëveshja mund të ndodhë këtë javë!

 



Të Fundit

Tragjedi në Irak/ Pesëdhjetë persona humbën jetën apo u plagosën në një zjarr të madh në një qendër tregtare

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën teksa shtohet frika për luftë tregtare

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 48-të për konstituimin e Kuvendit

Foshnjat e krijuara duke përdorur ADN-në e tre personave lindin pa sëmundje të trashëgueshme

Izraeli godet Damaskun, SHBA: Është rënë dakord për hapa specifikë që i japin fund dhunës në Siri

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Shkarkimet te pushteti vendor, Instituti i Bashkive: Cenojnë autonominë e pushteteve

Fotot/ Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed

Trump beson se Kina do t’i dënojë me vdekje personat që merren me prodhimin ose shpërndarjen e fentanilit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.