Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, ish-kryeministri Sali Berisha ka një urim për të gjithë fëmijët që do ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Berisha i fton të gjithë që të urojnë fëmijët për vitin e ri shkollor dhe në garimin e tyre drejt dijes.
“Një urim për vitin e ri shkollor!
Të dashur miq, sot qindra mijëra fëmijë ulen në bankat e shkollave. Kjo është një ditë gëzimi dhe emocionesh pozitive për të gjithë fëmijët, veçanërisht për më të vegjelit, që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit dhe prindërit e tyre.
Ndaj ju ftoj të dashur miq t’ju urojmë fëmijëve tanë, mësuesve, prindërve të tyre, një vit shkollor plot shëndet, naltësim dhe suksese në garën e dijes!”, shkruan Berisha.
Ditën e sotme të gjitha shkollat hapin dyert për të pritur 495236 nxënës në të gjithë vendin. Ndërkohë që 32858 nxënës ulen për herë të parë në bangat e shkollës. (D.D/Shuplaka)