Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët bektashinj dhe qytetarët për Ditën e Sulltan Novruzit, duke theksuar se kjo është një ditë besimi dhe shprese për të gjithë ata që besojnë në Zot.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Berisha ka theksuar rëndësinë e kësaj feste dhe ka bërë një thirrje për një të ardhme më të mirë.
„Le të urojmë që Sulltan Novruzi i ardhshëm të na gjejë më mirë, në paqe, harmoni dhe pa narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit!” ka përfunduar Berisha, duke shprehur dëshirën për një Shqipëri më të drejtë dhe të zhvilluar.
Postimi i kreut të PD, Sali Berisha:
Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit!
Të dashur miq,
Bektashinjve shqiptarë ju uroj nga zemra gëzuar këtë ditë të madhe dhe të bekuar, Sulltan Novruzin.
Kjo ditë, për bektashinjtë dhe për të gjithë besimtarët e Zotit, është një ditë besimi, mbarësie dhe shprese të pashuar! Është dita e lindjes dhe jetës, një moment për të reflektuar dhe për të shpresuar për një të ardhme më të mirë.
Le të urojmë që Sulltan Novruzi i ardhshëm të na gjejë më mirë, në paqe, harmoni dhe pa narkoshtetin e Sulltan Salep Surrelit!