11:01 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Berisha uron presidentin e ri amerikan: Sot inaugurimi i shekullit; fillimi i erës Trump

19:17 | 20/01/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha entuziast: Donald Trump gati për timon, PD do fitojë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka uruar Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump pas marrjes zyrtarisht të detyrës.

Berisha e quan inaugurimin e sotëm të Trump si ngjarjen e shekullit dhe fillimin e një ere të re në politikën botërore.

Urimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Sot inaugurimi i shekullit; fillimi i eres Trump!

Te dashur miq, sot ne Kapitol Hill u zhvillua ceremonia madheshtore ne kufijte e epikes e inaugurimit te Presidentit te 45 te SHBA Donald Trump. Kjo eshte nje dite historike dhe ky eshte inaugurimi i shekullit per SHBA, kombin amerikan, miqte e tyre por dhe mbare boten.

Inagurimi i Barack Obames si presidenti i pare me ngjyre i SHBA ishte padyshim nje moment historik dhe nje permendore tjeter lirie e kombit te madh amerikan. Por inaugurimi i sotem i Donald Trump eshte inaugurimimi i shekullit dhe fillimi i nje ere dhe kjo sepse:

Per here te pare ne historine e SHBA nje personalitet jashte establishmentit, me i kundershtuar se asnje tjeter nga spektri politik, nga mediat, institucionet zyrtare dhe pollet e vendit te tij por edhe nga shtetare te huaj e deri dhe institucione nderkombetare, triumfon mbi te gjithe dhe jashte pothuajse çdo parashikimi kurorezohet sot si njeriu me i fuqishem i botes dhe kjo vetem e vetem ne saje te gjenise se tij frymezuese si lider i levizjes, revolucionit me te fuqishem paqesor qe Amerika dhe bota kane njohur me pare.

Ky revolucion paqesor, qe eshte dhe njehere me i fuqishmi i koherave ne llojin e vet, jam i bindur se nuk synon te permbyse sistemin e vlerave por status quone e establishmentit te tij te vjeteruar e pse jo te semure dhe te lene mbrapa nga koha e pameshire. Deshmia me e qarte e kesaj eshte vet vazhdimi i fushates se gjithaneshme demonizuese anti Trump pas triumfit te tij nga ata qe humben, duke deshmuar nje raport te veshtire gjer ne kufijte e absurdit me realitetin e ri!

Ky revolucion nuk sunon te permbyse por te reformoje thellesisht per t’i pershtatur me realitetin dhe te ardhmen infrastrukturen institucionale, kombetare dhe nderkombetare te sistemit te sistemit aktual!

Keshtu qe une besoje se motoja e Donald Trump “do te bejme Ameriken te madhe perseri”, qe Presidenti Trump afirmoi perseri ne fjalimin e tij inaugural historik, eshte nje lejtmotiv i ridimensionimit te lirise ne SHBA dhe ne bote si rruga e vetme per per arritjen e qellimit te madh.

Nje “Amerike me e madhe perseri” do te thote liri me e madhe edhe ne bote. Inaugurimi i Donald Trump eshte inaugurimi i shekullit edhe sepse ekipi qe ai perzgjodhi eshte nje monument intelektual, njerezore, madheshtor i konservatorizmit, vlerat e te cilit kane ndertuar lirine e qyteterimit perendimor.

Duhet theksuar se per here te pare ne timonin e botes se lire vjen biznesi i madh me vet presidentin dhe ekipin e tij miliardiere me potencialin e tije te jashtzakonshem reformues ne radhe te pare te ekonomise se SHBA me rrezatim te fuqishem planetar!

Duke i uruar nga zemra suksese presidentit Donald Trump ne misionin e tij te madh dhe falenderuar me mirenjohje administraten e Presidentit Obama shpreh bindjen se marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne midis dy kombeve dhe vendeve tona do te njohin dimensione te reja.

Une gjithashtu ftoj te gjithe qytetaret shqiptare te frymezohen nga ndryshimi, levizja dhe epoka Trump dhe me mencurine, guximin, vendosmerine tone qytetare te rrjeshtohemi ne anen e saj e te largojne sa me pare nga pushteti Edi Ramen, njeriun qe u perdor, qe u korruptua si mercenar nga Xhorxh Soros dhe beri veten turpi i dheut duke sulmuar me fjalorin e nje ordineri ish kandidatin, aktualisht President i 45-te i SHBA, Donald Trump! Dhe njehere Urime! (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: berishatrumpurimi
Pas

Piramida, Veliaj: Vepër autentike publike e Tiranës, do ta mbushin me jetë

Para

Aksident me 3 viktima në Greqi, 2 shqiptarë të plagosur rëndë (EMRAT-VIDEO)

Para
Aksident me 3 viktima në Greqi, 2 shqiptarë të plagosur rëndë (EMRAT-VIDEO)

Aksident me 3 viktima në Greqi, 2 shqiptarë të plagosur rëndë (EMRAT-VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

26-vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë, Osmani: Ushtarët e kthyen tmerrin në guxim!

Dita e çlirimit/ Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Tiranë/ Iu gjet armë në makinë, arrestohet 28-vjeçari! 2 të tjerë në kërkim

Vrau me thikë kushëririn në Klos, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë

Vrasja në Klos, policia jep detaje: Autori ishte fshehur në banesën e vëllait

INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025. Renditja sipas profesioneve

Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

“Mirror”: Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.