Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, lëshoi akuza të forta në drejtim të qeverisë pas kapjes së 613 kilogramë kanabis në Maminas.
Berisha tha se droga e kapur ka lidhje direkte me Kryeministrin Edi Rama dhe të vëllain e tij, Olsi Rama.
Berisha shtoi se Arbër Çekaj dhe kompania e tij kanë financuar në fushatë dhe kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
“Xhaxhai i tij ka qenë kryetari i PS Tropojë. Dikush tjetër më ka çarë mitingun me bustin e Enver Hoxhës në supe. Shkoni tek Erion Veliaj shihni borderotë e fushatës sa para keni marrë nga ajo kompani”, deklaroi Berisha.
(F.G/Faxweb.al)