00:11 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Berisha: Vendimi ndaj Ramush Haradinajt nga autoritete franceze gjysmak. BE të marrë masa

15:04 | 12/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Berisha: Vendimi ndaj Ramush Haradinajt nga autoritete franceze gjysmak. BE të marrë masa

Edhe ish-kryeministri Berisha ka reaguar ndaj vendimit për lirimin me kusht të Ramush Haradianjt nga autoritetet franceze. Sipas Berishës ky është një vendim gjysmak i autoriteteve gjyqësore të Francës.

Postimi:

“Një vendim gjysmak i autoriteteve gjyqësore të Francës! Të dashur miq, sot një gjykatë franceze urdhëroi lirimin me kusht të ish kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj të arrestuar në mënyrë absurde nga policia franceze në aeroportin e Bazel-Mulhouse mbi bazën e një urdhër arresti kryekëput politik të lëshuar vite më parë nga xhelatet e Beogradit.

Urdhër arresti i Beogradit për ndalimin e Ramush Harajdinajt dhe paraqitja këto ditë i kërkesës për ekstradim, dëshmon edhe një herë se ora e udhëheqjes aktuale të Beogradit për Nikoliçin ka mbetur në kohën e Sheshelit kurse Vuçiç në kohën e nismës se tij “një shtëpi për Ratkon”.

Ky akt konfirmon dhe një herë jo vetëm albanofobinë e verbër të Beogradit ndaj shqiptareve, por dhe hipokrizinë e plotë të dyshes Nikolic-Vuçiç në proçesin e dialogut me Kosovën, përpjekjen e tyre për destabilizimin e rajonit duke besuar se njëpermjet konfliktualitetit dhe destabilizimit do mund të rigjallerojnë ëndrrën e tyre makabre të Serbisë së Madhe.

Unë i bëj thirrje autoriteteve gjyqësore franceze të heqin menjëherë kushtin e bazuar jo në të drejtën ndërkombëtare por në mandat arrestin politik të xhelateve të Beogradit.

Ju rikujtoj me këtë rast atyre, se takspaguasit francez paguajnë një gjykatë të veçante ndërkombëtare për verifikimin e akuzave për krime luftë në Kosovë, por edhe se, ata që kanë firmosur mandatin e arrestit politik për ishkryeministrin e Kosovës kanë bërë të njëjtin akt në verbrinë e tyre ndaj udheheqësve politik të vendeve anëtare të BE.

Madje nuk kanë nguruar të dënojnë me dekada burg në mungesë udheheqesit kryesor të këtyre vendeve, perfshirë këtu dhe ish presidentin e Francës, Zhak Shirak.

Unë i bej thirrje Bashkimit Europian të dënoje me ashpërsi mandatin e arrestit dhe kërkesen për ekstradim për ish kryeministrin e Kosoves dhe të rivleresojë qendrimin e Serbise në procesin e negociatave me Kosovën dhe me Bashkimin Europian, jashtë çdo impresioni të lojës kongentiale me dy porta te “Rusisë së vogel” në Ballkan!’, shkruan Berisha në Facebook. (J.V/Shuplaka)

 

sali-berisha

 

Etiketa: ramush haradinajSali Berisha
Pas

Skandali seksual, Shukri Xhelili dënohet me 2.8 vite burg. I hiqet për 5 vite e drejta e funksioneve publike

Para

Ruset seksi, dashnore për “kundërshtarët” e Kremlinit

Para
Ruset seksi, dashnore për “kundërshtarët” e Kremlinit

Ruset seksi, dashnore për "kundërshtarët" e Kremlinit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.