Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ka komentuar edhe procesin e Vettingut. Ai është shprehur se ky proces është shndërruar në gjueti shtrigash, duke shkatërruar në këtë mënyrë edhe drejtësinë në vend. Berisha tha se Trezhnjeva u shkarkua vetëm se ishte nga Tropoja.
“Vetingu sot është një proces që po shkatërron drejtësinë në vend. Drejtësia me dy shkallë, siç është sot në Shqipëri, na ka kthyer 4 shekuj mbrapsht. Gjykata Kushtetues e është garancia për të frenuar mazhorancën. Në ishim për vetingun, në rradhe të parë të organeve që do bënin vetingun. Mund të kontrolloheshin dy gjykatës në vit për Kushtetuesen apo të Lartën . Sot këta po asgjësojnë drejtësinë pasi nuk ke Gjykatë Kushtetuese e as Gjykatë të Lartë.
Skema aktuale e Vetingut ka bërë Kryeministrin kryegjykatës. Duhet me urgjencë një grup i fuqishëm konstitucionalisësh europianë pasi aktualisht është një kaos i tmerrshëm që ti japin vendit një zgjidhje. Kjo që ka ndodh është katastrofë, apo disastër siç tha Hahn, të cilit në të vërtetë nuk i leverdiste ta thoshte. Kjo që po ndodh është shkatërrimi përfundimtar i sistemit të drejtësisë.
Sot kemi një prokuror të përkohshëm që është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, sic thotë Freedom House. Vetingu duhet të kishte si esencë dosjet e shqyrtuara por në të vërtetë deri tani askush nuk është marrë me dosjet. Ky është një proces gjuetie shtrigash. I thua Tom Ndrecës se të kemi kapur nimin me 0.4 gram kanabis, kur kemi presidentë që thonë se e kanë provuar kanabisin. Kjo është e turpshme. Kemi rastin e Trezhnjevës, që i thoshin nga i gjete lekët e benzinës që erdhe nga Gjermania. Arsyeja e vetme ishte se është nga Tropoja dhe nuk mund të rrinte në sistemin e drejtësisë”, u shpreh ai.
Discussion about this post