19:20 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Berisha vuan nga mania e kontrollit”, Ibsen Elezi: Duhet t’i kërkojë falje demokratëve

18:02 | 30/11/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Berisha vuan nga mania e kontrollit”, Ibsen Elezi: Duhet t’i kërkojë falje demokratëve

I ftuar pasditen e sotme në studion e Fax News ishte Ibsen Elezi. Për gazetaren Rovena Neziri ai u ndal tek situata në Partinë Demokratike dhe lidershipi i Sali Berishës. Sipas Elezit, ish-kryeministri vuan nga mania e kontrollit, pasi ka mbyllur partinë për interesa familjare dhe personale duke mos lejuar fjalën e lirë dhe debatin.

Elezi thotë se Berisha duhet t’ju kërkojë falje demokratëve për humbjen e 14 majit. Humbjet e zgjedhjeve lokale ishin një vetëvrasje për ish-kryeministrin, megjithatë ai nuk e shpreh këtë pasi nuk ka kurajo.

Ibsen Elezi: Berisha një njeri që ka frikë nga debatet, nga fjala e lirë, vuan nga mania e kontrollit. Nuk mund të ndërtojë demokraci. Mund të jetë pushtetar autoritar, ka pasur suksese dhe dështime por nuk mund të ndërtojë sistemin që kërkojmë ne. Ky është problemi i madh. Të mbledhësh Kuvendin e 2 dhjetorit pa bërë një analizë. Mirë Rama ishte ky, ka të njëjtin justifikim me Lulzim Bashën në 2021, nuk përbën risi më. Çfarë do t’ju thotë demokratëve?! Arsyeja numër 1 e humbjes në 2021 ishte Rama dhe Basha të dy bashkë. Po tani?! Argumentat që ndërton zoti Berisha në raport me atë çfarë duhet të ndodh tani janë jo realist. Çfarë duhet të bëjë zoti Berisha tani? Duhet të bëjë një analizë. Duhet kurajo dhe vullnet. Duhet t’i kërkojë falje demokratëve. Dështova në atë që iu thashë më 11 dhjetor, kërkoj falje, hajde të hapim një proces të ri. Po aty janë një tufë humbësash. Më përpara kanë qenë një tufë hajdutësh, vjedhësish votash. 14 maji ishte vetëvrasja politike e Sali Berishës, sepse ka vrarë veten nuk e ka vrarë kush politikisht. Të përballesh me Berishën brenda partisë është e pamundur sepse kontrollon rregullin, kontrollon mjedisin.

Elezi shton se si Basha ashtu edhe Berisha po e groposin partinë pasi e kanë ndarë në pjesë për interesa personale dhe familjare. I krijojnë këto strategji pasi e kanë të pamundur të fitojnë zgjedhjet me vota.

Ibsen Elezi: Të groposësh partinë e parë opozitare në vend, me frymën e parë opozitare, për interesa të familjes së njërit apo tjetrit ky është krim. Duhet të mbajnë përgjegjësi. Në një periudhë 2 apo 3 vjeçare do shikohet qartë që këto do jenë përpara një përgjegjësie në sytë e opinionit publik. E ndërtojnë këtë strategji sepse janë të bindur se nuk mund të ndërtohet një forcë e re me shtrirje kombëtare, me influencë kombëtare që t’i mund këta me votë. Duke ditur që është e pamundur këto mbajnë një situatë të tillë, statike, që në momentin e zgjedhjeve pakënaqësia e Ramës do të shkojë drejt tyre dhe do të bërtasë Sali Berisha janë votat e Sali Berishës këto.

Pas

BIRN: Zbulohet drafti që kufizon opozitën dhe mbyll dyert për komisionet hetimore

Para

Tensionet e opozitës në Parlament/ Ibsen Elezi: Është show! I diskrediton si sjellje

Para
Tensionet e opozitës në Parlament/ Ibsen Elezi: Është show! I diskrediton si sjellje

Tensionet e opozitës në Parlament/ Ibsen Elezi: Është show! I diskrediton si sjellje

Discussion about this post

 



Të Fundit

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

Gaza/ 2 të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

Fredi Beleri padit KQZ-në pas humbjes së mandatit si kryebashkiak i Himarës

‘Në Shqipëri të gjitha paketat e lançuara kanë degjeneruar në kaos’, Eksperti Enriko Cenko për paketën e maleve

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

Arrestohet efektiv policie në Kosovë, dyshohet si spiun i Serbisë

Rusia proteston kundër stërvitjeve ushtarake SHBA-Japoni

Trump: Do vendosim tarifa mbi 10 për qind për vendet më të vogla

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.