Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka “zbërthyer” deklaratat e shefes së politikës së jashtme në BE, Kaja Kallas në konferencë me kryeministrin Rama.
Berisha: Zonja Kallas tha se Shqipëria ka ambicie, që është mashtrim i Edi Ramës, por kjo është një rrugë e vështirë që do reforma. Ai nuk investoi asgjë në zotimet e Ramës. I tha edhe tjetrën që është rrugë gjithëpërfshirëse.
Rama u përpoq ta asociojë mashtrimin e tij me praninë e përfaqësueses së lartë të politikës së Jashtme të BE zonjës Kallas, por ajo mbajti vendin e vet dhe qëndrimin e vet.
Ajo u tha shqiptarëve që nuk ka punë me ato që thotë ky, ato janë ambiciet e tij, mashtrimet e tij, por s’mund ta thoshte
A ka PD , po
PD ka deklaruar dhe deklaron se ylli polar do jetë integrimi i Shqipërisë në BE, i bazuar në reforma dhe meritë. PD në pushtet do ndërmarrë cdo reformë, cdo ligj, cdo vendim për të kapur cdo standard dhe cdo kriter që kërkohet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
PD e shpall integrimin si interesin tonë kombëtar, si yllin polar të programit.