Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas lajmit të dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Berisha thotë se Rama bëri kurban Xhafajn për të shpëtuar kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, i cili ditët e fundit ka qenë pjesë e përgjimeve të operacionit Volvo-4, ku u shkatërruan disa grupe kriminale në vend.
Berisha shprehet se largimi i Xhafajt është padyshim një fitore e opozitës, ndërsa tashmë qëllimi final duhet të jetë largimi i Edi Ramës që qëndron në krye të botës së krimit.
Reagimi i Berishës:
Edvini, kreu i meduzes, mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij!
Te dashur miq, pas nje beteje te furishme, opozita shqiptare ia doli ti jape nje goditje te merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni ne burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeru qe futi ne polici te gjitha metodat e punes te mafies se policise sekrete hoxhiste per te mbrojtur lekuren dhe karrigen e tij.
Ne nje aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzes ne Shqiperi eshte Edvin Kristaq Rama, i cili ne nje moment kritik per veten e tij sakrifikoi Xhafen per Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrise nje vasal te tij.
Kakistokracia e Shqiperise eshte ne agoni. Asgje, asnje vasal as dhe paterice nuk shpeton Noriegen nga verdikti i afert i revoltes popullore. sb
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post