Ish-kryeministri Sali Berisha e ka komentuar lirimin e dy ish-deputetëve të PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Çuko nga burgu si trimf të vërtetë të krimit. Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ata të dy u liruan me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
“Nje sukses i ri i krye krye kreut Edvin Kristaq Rama!
Sot u liruan me urdher te krye krye kreut deputetet e tij te krimit, dy mafiozet Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Fitore!!“, shkruan Berisha.
Dy ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Çuko u liruan nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda me ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ish-deputetët u arrestuan në kuadër të operacionit “Volvo 4”, ndërsa Arben Çuko akuzohet për korrupsion pasiv kur ka qenë drejtor i Burgjeve.
Postimi i Berishës
Nje sukses i ri i krye krye kreut Edvin Kristaq Rama!
Sot u liruan me urdher te krye krye kreut deputetet e tij te krimit, dy mafiozet Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Fitore!!
Triumf i vertete i krimit. Rrofte krye krye kreu Edvin Kristaq Rama ushtojne sot ne te kater anet e vendit shpellat, bodrumet, suitat, vilat luksoze te mafies zyrtare dhe jozyrtare
(J.D/Faxweb.al)