Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim elektoral në Kurbin, ku u prit nga demokratët e zonës. Në prani të deputetes italiane Erika Mazeti nga Forza Italia, Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndërkombëtare ndaj opozitës dhe deklaroi se regjimi i Edi Ramës është në ditët e fundit.
Ai theksoi se 11 Maji do të shënojë përmbysjen e një regjimi të bazuar në drogë dhe krim, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të vendosur për fitoren.
Fjala e Kryedemokratit Sali Berisha:
Përshëndetjet më të përzemërta, njishat e Kurbinit, njishat e Shqipërisë.
Njishi është numri i perëndisë, është numri i fitores, numri i dritës dhe i diellit.
Rrofshi ju, rroftë Kurbini, rroftë Shqipëria.
E nderuara zonja Erika Mazeti, parlamentare e Forza Italia-s në parlamentin italian.
Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, Forza Italia-s dhe Italisë mike për praninë tuaj, mbështetjen për opozitën shqiptare në këtë betejë, në të cilën do përmbysë diktaturën e vetme dhe të parë, të bazuar në drogën dhe krimin në Europë, narkodiktaturën e Edi Ramës.
Miqësia dhe bashkëpunimi tradicional i PD me Forza Italia daton që në themelimin e saj, nga i pavdekshmi, italiani më i madh i kohërave, Silvio Berluskoni, mik i shquar i kombit shqiptar.
Dhe sot prania juaj e nderuara Mazeti është dëshmi e vazhdimit të kësaj miqësie dhe bashkëpunimi në interesin më të madh të dy forcave tona politike dhe të dy vendeve mike.
Të dashur qytetare dhe qytetarë të Kurbinit, qytetare dhe qytetarë të fitores, sot në të katër anët e Shqipërisë, në sytë dhe zemrat e shqiptarëve shndrit fitorja e 11 Majit.
Sot ne jemi më afër se kurrë fitores për të cilën luftuam 12 vite, fitores për të cilën qëndruam të pamposhtur, fitores për të cilën sakrifikuam dhe ja ku jemi sot, më të vendosur se kurrë, më të sigurt se kurrë, të firmosim fitoren më 11 Maj.
Edi Rama, po numëron orët dhe ditët e fundit të regjimit të tij.
Edi Rama nuk ka të ardhme dhe u garantoj ju se edhe prapa diellit po të shkojë, do ta gjejmë dhe do ta mundim.
Nuk ka shpresë për të më!
Ndaj dhe çfarëdo që të bësh, sado që të fshihesh, je tërësisht i pashpresë.
Do kesh fundin e çdo diktatori, fundin e merituar të atyre që u shndërruan në të keqen e kombit të vet.
Ai kalon nga sheshi, nga takimi në takimi, me zyrtarët e tij të mbledhur me firmë, pa takuar kurrë në tre muaj rresht, një ditë të vetme 10 apo 20 qytetarë të lirë sepse edhe një i lirë kur ndodhet në takimin e tij, i përvishet me guxim dhe shfazon.
Edi Rama u ka bërë të këqija të mëdha shqiptarëve.