Deputeti Petrit Vasili komentoi në Fax News masën e arrestit ndaj Sali Berishës, të miratuar ditën e sotme nga GJKKO. Për gazetaren Rovena Neziri ai u shpreh se Berisha nuk trembet, pasi ai nuk u tremb prej Partisë së Punës dhe jo më nga Rilindja.
Sipas tij Berisha është i qetë dhe nuk është problemi se si do të komunikojë tani që është nën masën e arrestit në shtëpi. Pyetja është se si Rama dhe pushteti do mbulojnë letrat që kanë firmosur për inceneratorët duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante.
SPAK, nga ana tjetër sipas Vasilit është qesharak, pasi thirri 200 fshatarët për burimin e parave dhe nuk thërret Ramën dhe Veliajn kur letrat janë transparente për të gjithë.
Petrit Vasili: Nuk është Berisha nga ata që tremben. Nuk e vunë përfund zagarët e Partisë së Punës, do ta vënë përfund këta zagarët e Rilindjes. Do shikoni sot është një botë që ka mundësi komunikimi pa fund, vullnet ka. Problemi është si do mbyllin këta letrat që kanë vjedhur qindra miliona euro. Berisha rri i qetë. Edhe për atë që është në SPAK e ka bërë Edi Rama dhe jo Sali Berisha. Sali Berisha fle rehat. Edi Rama si do e mbylli që janë vjedhur qindra miliona euro. Është aleancë hajdutësh. Faktet janë sheshit. Ato fakte i keni ju si media, i kam unë. Ka dokumente, ka pafund të gjitha autentike. Sot kemi përgjime, që edhe SPAK doli sheshit. Kjo si do mbyllet?! Si do komunikojë Sali Berisha? Kjo është gjëja më e lehtë në botë. Nuk kemi parë asnjëherë të pyeten as Edi Rama dhe as Erion Veliaj. Kanë firmat e tyre. SPAK është për të qeshur, thirrën 200 fshatarë, kërkonin burimin e parave, dhe nuk thërret këta. Ça ti bëjnë Sali Berishës. Të kishin bërë gjë do të kishin formuluar një akuzë. Pse nuk ia bëjnë? Sepse në momentin që do ja bëjnë do akuzojnë Edi Rama sepse ai ka firmosur.