Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul tha se njohja e shtetit palestinez do të vij në fund të negociatave me dy shteteve, por sipas tij procesi duhet të fillojë tani, duke paralajmëruar se Berlini e ka humbur durimin me izraelin.
“Për Gjermaninë, njohja e shtetit palestinez vjen pak a shumë në fund të këtij procesi. Por ky proces duhet të fillojë tani’, tha ai.
Ai tha se duhet që të arrihen negociatat mes dy vendeve, pasi sipas tij kjo është e vetjma rrugë drejt paqes.
“Një zgjidhje e negociuar me dy shtete mbetet e vetmja rrugë që mund t’u ofrojë njerëzve nga të dyja palët një jetë në paqe, siguri dhe dinjitet’, tha ai në një deklaratë të lëshuar pak para udhëtimit të tij në Izrael.