Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, do të jetë kryeministri i ri i Francës pas vendimit të Manuel Valls për të kandiduar për president.
Mësohet se emërimi i tij u bë menjëherë pasi Valls paraqiti dorëheqjen e tij këtë të martë në zyrën e presidentit Hollande. Bernard Cazeneuve do të jetë në krye të qeverisë socialiste deri në zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Qershor.
Cazeneuve ka luajtur një rol kyç në menaxhimin e sigurisë shtetërore në Francë që pas sulmeve terroriste që goditën shtetin francez që më 13 nëntor 2015.
Javën e kaluar, presidenti Francois Hollande, deklaroi se nuk do të rikandidojë për president, çka e shtyu Valls të bëhet pjesë e garës dhe Cazeneuve të bëhet kryeministër i përkohshëm i Francës.