Ish-kryeministri Berisha i ftuar në “Tonight” të Ilva Tares ka shigjetuar ministrin e jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, i cili gjatë vizitës në Shqipëri u shpreh se bojkoti i Parlamentit nga ana e opozitës është absurd dhe se duhet të marrë fund.
Berisha tha se ministri gjerman, njëherësh zëvendësi i Angela Merkel foli si socialist.
“Gabriel u tha gazetarëve se unë dhe Rama jemi socialistë. Ai foli si socialist. Qoftë një zv/kryeministër, qoftë një Presdent mund të bëjnë deklarata që nuk qëndrojnë. Nëse sot ka deklarata që nuk qëndrojnë është ajo se PD nuk do reformën në drejtësi. E vërteta është se Edi Rama shkeli marrëveshjen e 21 korrikut”- tha Rama.
Berisha po ashtu tha se ka ambasadorë të huaj, të akredituar në Tiranë që bërtasin nëpër korridore se Basha nuk do të bëhet kurrë kryeministër dhe se këta ambasadorë janë bërë palë me Ramën.
“Ka nga ata ambasadorë, që bërtasin si të çmendur nëpër korridore se Basha s’do bëhet kurrë kryeministër, por nuk e kuptojnë se aty ka edhe të tjerë që dëgjojnë dhe marrin vesh”, -tha Berisha.
(M.D/ Shuplaka)