21:17 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BERZH bën “për një lek” PPP-të: Mund të rrisin kostot sociale, janë zgjedhur firma që nuk kanë kapacitete financiare

09:14 | 20/11/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Mafia në pushtet kërkon të rrëmbejë Republikën, të gjithë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës dhe familjes”

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit të Tranzicionit 2019-2020 është treguar e ashpër ndaj projekteve me partneritet publik privat (PPP), që ka ndërmarrë gjerësisht qeveria shqiptare.

Banka ka paralajmëruar se këto projekte mund të kenë kosto sociale, ekspozojnë qeverinë ndaj rreziqeve dhe për më tepër u janë dhënë pa konkurrencë firmave që kanë kapacitete të ulëta financiare, në raport me madhësinë e projektit.

“PPP-të e mëdha të diskutueshme vazhdojnë të jepen, veçanërisht në sektorin rrugor (për shembull seksionet Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara), pa një nivel të mjaftueshëm të analizës kosto-përfitim dhe konkurrencë në procesin e tenderit. Kjo rrit koston e mundshme sociale dhe e ekspozon qeverinë ndaj rreziqeve të zbatimit, duke pasur parasysh gjithashtu mungesën e përgjithshme të të dhënave dhe situatën financiare të ofertuesve të zgjedhur, në raport me shkallën e projekteve të tenderuara”, tha BERZH.

Edhe pak ditë më parë, në një tjetër raport, BERZH, rendiste si një prej arsyeve të rishikimit në ulje të performancës ekonomike edhe “risqet e brendshme të lidhura me detyrimet e mundshme që rrjedhin nga programet e Partneriteteve Publike-Private, që u mungon transparenca dhe përgjegjshmëria”!

Banka tha se Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet për të trajtuar informalitetin si një nga pengesat më të rëndësishme për të bërë biznes. “Masat përfshijnë një sistem dhe procedura të thjeshtuara tatimore, forcimin e kapaciteteve për inspektime dhe luftën kundër korrupsionit dhe ryshfetit në administratën publike”.

Sipas Bankës, qeveria duhet të përqendrohet në përmirësimin e standardeve të qeverisjes fiskale dhe publike, përmirësimin e sjelljes së partneriteteve publike-private (PPP) dhe forcimin e institucioneve dhe sundimit të ligjit.

BERZH tha se rritja ekonomike e Shqipërisë u ngadalësua në 2.4% nga viti në vit në gjysmën e parë të 2019, nga 4.1% në 2018, kryesisht si rrjedhojë e rënies së prodhimit të energjisë.

Banka the se mjedisi i biznesit mbetet i vështirë, me Shqipërinë që u rendit në vendin e 82-të nga 190 vende në raportin e Bankës Botërore Doing Business 2020, duke rënë 19 vende nga një vit më parë.

Pagesat informale më të lartat në rajon

Raporti gjeti se firmat shqiptare kanë pagesat më të mëdha informale në rajonin e Europës.

Në kampionin e marrë në analizë mesatarisht 0.8 për qind e xhiros në vendet e BERZH shkon për pagesa informale. Kjo shifër varion nga 5 për qind në Sier LEONE në gati 3 për qind në Shqipëri (niveli më i lartë në rajonin e BERZH) në më pak se 0.01 për qind në ekonomitë e avancuara, Estoni dhe Letoni. Mesatarja e gjithë rajonit të BERZH u tkurr nga 0.9 për qind një dekadë më parë në 0.4 për qind në 2019 duke pasqyruar përmirësime në klimën e biznesit.

Burimi: Monitor 

Etiketa: berzh sulmon ppp-tePPP
Pas

VIDEO/ “Ke strehu djalin e burgosur”, u grabitën 300 mijë euro duke u shtirur si policë, e zonja e shtëpisë tregon momentin: Sharruan kasafortën

Para

ZYRTARE: Mourinho merr drejtimin e ekipit të ri në ligën angleze

Para
ZYRTARE: Mourinho merr drejtimin e ekipit të ri në ligën angleze

ZYRTARE: Mourinho merr drejtimin e ekipit të ri në ligën angleze

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.