06:44 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BERZH: Biznesi në Shqipëri has pengesa, shkak këta 4 faktorë

13:05 | 03/02/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Gjitha
0
BERZH: Biznesi në Shqipëri has pengesa, shkak këta 4 faktorë

Në vrojtimin e realizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbi performancën dhe pengesat e bërjes së biznesit, rezulton se në Shqipëri janë katër faktorë pengues.

Në Shqipëri, pengesat e mëdha lidhen konkretisht me konkurrencën e pandershme, kostot energjetike, aksesin ndaj financës apo edhe administrimi i taksave.

Në këtë anketim kanë marrë pjesë 1,800 pronarë dhe menaxherë sipërmarrjesh në Shqipëri, Bosnje – Hercegovinë, Maqedoni, Kosovë, Mal i Zi dhe Serbi.

“Nga analiza rezultoi se në rajon vihet re një nivel i lartë i konkurrencës së pandershme nga sektori informal, por gjithashtu renditen edhe faktorë të tjerë. Sidoqoftë efekti është i ndryshëm nga sektori në sektorë, nga orientimi i tregut, nga përvoja menaxheriale, lloji i pronësisë etj.”, shkruan “Monitor”.

Informaliteti (Konkurrenca nga sektori informal)

16.8% e bizneseve në Shqipëri e kanë renditur si pengesën më të madhe. Theksohet se që nga momenti kur ka nisur vrojtimi qeveria shqiptare ka ndërmarrë një fushatë të madhe kundër informalitetit.

Financimi (Aksesi ndaj financës)

Një ndër barrierat që shqetëson më shumë sipërmarrjet ballkanase. Shumë prej bizneseve kanë raportuar se kanë nevojë për kredi, por u është refuzuar.

Taksat

Taksimi është cilësuar problem për 11.9% e të anketuarve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Korrupsioni

Një problem i vazhdueshëm për Ballkanin Perëndimor është sistemi i korrupsionit. Në vrojtim thuhet se disa vende kanë bërë përmirësim, përjashtim bën Kosova që është në “fazat e para” të luftës kundër korrupsionit.

Stabiliteti politik

Problem më i rëndë për sipërmarrjet në Bosnje – Hercegovinë ( 30.2%), e ndjekur nga Serbia ( 26.7%).

(XH.A/SHUPLAKA)

atb

Etiketa: biznesfaktorepengeseshqiperi
Pas

Elvana Gjata mbush 30-vjeç, urimi i veçantë nga reperi 2Po2 (FOTO)

Para

Berisha për Kokën: Fol po deshe Lefter!! Se unë jam Edvin Shullazi!

Para
Berisha akuzon Olsi Ramën: I përfshirë në trafik kokaine (VIDEO)

Berisha për Kokën: Fol po deshe Lefter!! Se unë jam Edvin Shullazi!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.