Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ndodhen aktualisht në Itali. Besi po xhiron atje një skenë të filmit “Falco” dhe për rolin e tij është shndërruar si “skifteri”.
Me atë pamje, Besi ka hyrë në farmaci pasi Xhensila i ka kërkuar diçka për Ajkën. Në një video të postuar nga Xhensila në Instastory, Besi tregon se italianët janë habitur kur e kanë parë kështu.
“Kështu është kur të merr urgjent nusja ‘hajde se do blejmë diçka për gocën në farmaci’. Erdha siç isha me grimin e rolit si skifter, thonë njerëzit: Çfarë është kjo?”, tha Besi dhe tregoi si e bëri fytyrën farmacistja.