Aktorin Bes Kallaku e kemi parë gjithmonë të qeshur dhe duke dhuruar humor për publikun. Partnerja e tij, Xhensila ka regjistruar disa momente teksa kërkon veshje në garderobë, por nuk i gjen dot.
Arsyeja e nevríkosjes së tij është bashkëshortja që ia merr veshjet. Ndërsa mban një bluze në dorë, Besi i afrohet Xhensilës dhe ia tërheq me nerva.
Duke qeshur, ajo i thotë se nuk ka bërë asgjë veçse i ka marrë një bluze, për të cilën Bes Kallaku reagon: “Po ça një bluze, më ke marrë 77 bluze, nuk i gjej dot hajdute, më ke vjèdhur bluzen, çorapet, edhe brekët mi ke vjèdhur.”
Xhensila nuk arrin të mbajë të qeshurën nga reagimi i tij dhe të dy qeshin ndërkohë që Besi qëndron në garderobë duke bërë kërkime për veshjet.(A.M/Faxweb.al)