Lidhur me deklaratat e bëra dje nga kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se efektivja Ina Nuka, tashmë që ka gjymtuar gishtat, do të mbetej pa martuar reagimet kanë qenë të shumta.
Një nga personazhet e njohur që ka reaguar së fundi ka qenë dhe këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila e quan deklaratën e Veliaj një turp. Me dy postime të njëpasnjëshme në Facebook, thotë se është e shokuar nga deklaratat seksiste.
“Po turp nuk ju vjen z.Veliaj?! Jam e shokuar nga kjo deklaratë seksiste, ofenduese dhe banale. Edhe nëse kaq dimension ka shpirti juaj, pozicioni nuk jua lejon të ofendoni kaq shume njerëz me një fjali!
Policen ta merrni TA TRAJTONI, me ndihmesat dhe pensionet, ndërhyrjet dhe kostot, jo t’i qani hallin a do gjejë burrë! Nëse zotëria juaj mendon se disa gishta do e pengokan të gjejë burrë, imagjinoni se ç’mendoni ju për njerëzit me kufizime nga më të ndryshmet! Femra nuk është një barbie lodër që iu prish gishti e s’bën më! Turp!
Ju shkatërrua jeta për të mbrojtur burra si ju! Turp e faqe e zezë! Mos i qani hallin se ka plot burra që nuk do i shihnin gishtat, po shqetësohuni t’i jepni gjithë pensionet, trajtimet, kurat dhe kujdesin financiar e shëndetësor!
Kujdesuni gjithashtu për pashpirtësinë dhe arrogancën me të cilën keni ofenduar të gjithë ata që kanë kufizime e fatkeqsi nga më të ndryshmet! Turp!”, shkruan Besa, dhe më pas poston dhe videon e fjalës së Veliajt.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post