Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe bashkëshorti i saj Dardan Molliqaj po pushojnë në bregdetin shqiptar të jugut. Bashkë me ta është edhe vajza 9-vjeçare e Molliqajt nga martesa e parë.
Në fotot e publikuara nga Panorama tregohet qartë se çifti duken mjaft të dashuruar me njëri- tjetrin dhe të bën përshtypje gjithashtu kujdesi i madh që Dardani tregon ndaj bashkëshortes, duke i lyer trupin me kremin kundër diellit.
Siç duket ministrja, pavarësisht moshës, duket me linja perfekte ndërkohë që po merr rreze dielli ne shezlong.
Për sa i përket faktit nëse Besa dëshiron apo jo fëmijë, ajo vetë ka thënë në një intervistë se do të donte të kishte shumë fëmijë, por ka dy faktorë që nuk e favorizojnë. E para është karriera dhe e dyta mosha.