09:36 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

A do të lejohen Mbrëmjet e Maturës? Përgjigjet ministrja Besa Shahini

09:15 | 03/05/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do të lejohen Mbrëmjet e Maturës? Përgjigjet ministrja Besa Shahini

Ministrja e Arsimit Besa Shahini gjate nje komunikimi me ndjekësit në mediat sociale ka bërë të ditur se Mbrëmjen e Maturës nuk do të lejohen, pasi nuk mundësohet distancimi sociale.

Përsa i përket përmbajtjes së provimit të sivjetshëm të maturës, Shahini njofton se duke filluar nga data 4 maj do të ketë komunikime të përditshme nga ana e Zn Rezana Vrapi, drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) mbi elemente dhe detaje të ndryshme të këtij provimi.

Ndërkohë, ajo shprehet se “paralelisht, platforma akademi.al ka xhiruar pyetje dhe zgjidhje të detyrave për provimet kryesore në matematikë dhe shkenca, të cilat do t’i transmetojnë në RTSH. Kështu që, jam e bindur që sivjet do të jeni më të përgatitur se kurrë më parë për të bërë provimin e maturës”.

Në video-mesazh, Ministrja Shahini cek edhe një element të rëndësishëm përsa i përket rikthimit në shkollë më 18 maj të maturantëve, duke sqaruar se:

“Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm. Ne po i hapim shkollat për maturantët ekskluzivisht për shkak se ju keni kërkuar që të keni konsultime me mësuesit tuaj përpara se të bëni provimin e maturës. Ndaj, nëse ndiheni që mund të bëni provimin e maturës pa e bërë këtë konsultim, ju mund të qëndroni në shtëpi gjatë kësaj kohe, të punoni individualisht, por duhet të njoftoni drejtorin e shkollës para 11 majit, në mënyrë që të planifikojmë uljen e nxënësve nëpër klasa dhe distancimin social për ata që shkojnë në shkollë”.

Ndërkohë, pyetjes së “nëse do të ketë mbrëmje të maturës sivjet”, ajo përgjigjet: “Për fat të keq, jo. Mbrëmjet e maturës nuk do të lejohen. Janë festa që nuk mundësojnë distancimin social mes nxënësve, kështu që sivjet ato duhet të anulohen dhe të gjejmë forma të tjera për të festuar”.

Etiketa: Besa shahini
Pas

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Shkodër 40-vjeçari

Para

Ndyshojnë masat për qytetarët që do të riatdhesohen, Balluku: Ato që banojnë në ‘zonat e kuqe’, do të karantinohen në banesa

Para
Ndyshojnë masat për qytetarët që do të riatdhesohen, Balluku: Ato që banojnë në ‘zonat e kuqe’, do të karantinohen në banesa

Ndyshojnë masat për qytetarët që do të riatdhesohen, Balluku: Ato që banojnë në 'zonat e kuqe', do të karantinohen në banesa

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026’, Manja: Hap i madh në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare

Kurti pret në darkë Kaja Kallas, i kërkon ekstradimin e Radoiçiç nga Serbia

G7 arrin marrëveshje historike për “çekuilibrat ekonomikë” globalë, shmang përplasjen mbi tarifat amerikane

Operacion në Durrës/ Zbarkojnë forcat RENEA dhe policia, shoqërohen disa persona

Greqia forcohet ushtarakisht me 16 raketa vdekjeprurëse Exocet MM40 Block 3C

Balliu takim me demokratët e njësisë nr.10 në Tiranë: Faleminderit për punën e shkëlqyer!

OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza të shkatërruara plotësisht

Friedrich Merz i bën thirrje Izraelit të lejojë ndihmën humanitare në Gaza

Arrestohet autori i vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar në Greqi

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.