Ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë një deklaratë për medita ka bërë me dije se viti shkollor parauniversitar do të përfundojë në qershor 2020, ndërkohë që provimet e maturantëve do të realizohen.
Ministrja theksoi se do të kenë një provim të lehtësuar, por s’ka tolerancë për kopjim. Shahini shtoi se klasat e 1-9 do të zhvillojnë mësimin online deri më 29 maj, ndërkohë që nënvizoi se mësuesit vlerësimet do i mbyllin brenda dy javëve të para të qershorit.
Sipas Shahinit vlerësimi do të bëhet me një kusht, që do të merren parasysh edhe notat para 9 marsit, por edhe ato pas 9 marsit por tek këto të dytat do të merren parasysh vetëm notat që ndihmojnë nxënësit dhe jo i penalizojnë ato.
”Lehtësira për provimin, zero tolerancë për kopjimin. Nxënësit të vijnë pa telefon
Kthimi i maturantëve në shkolla janë të domosdoshme që të mbyllin në mënyrë të denjë ciklin.
Nxënësit e tjerë deri më 29 maj mësim online. Vlerësimet përfundimtare 2 javët e para të qershorit duke marrë parasysh notat deri më 9 mars. Do merren parasysh vetëm notat që ndihmojnë, jo që penalizojnë.
Viti shkollor mbyllet në qershor. Do të ofrojmë edhe kurse verore edukative për kthimin në normalitet të fëmijëve. Për këtë ju njoftojmë në vijim. Duke parë dhe gjendjen e sigurisë shëndetësore.
Shtatori do të fillojë me përsëritjen e temave që rikthehen në shtëpi.”- tha Shahini.