Ish-lojtari i kombëtares shqiptare Besart Berisha është vlerësuar me çmimin e “Këpucës së artë” në një mbrëmje gala të organizuar në Australi.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është një nga arsyet se pse skuadra e Melbourne Victory është në finalen e kampionatit.
Gjatë këtij sezoni, Berisha ka shënuar 20 gola, sëbashku me shokun e tij të skuadrës Brisbane Roar Jamie Mclaren dhe që të dy janë vlerësuar me këtë çmim.
Kjo nuk është hera e parë që Besart Berisha e ka fituar këtë çmim kaq të rëndësishëm, pasi kjo ka ndodhur edhe në vitin 2012, ku ai merrte pjesë për herë të parë në kampionatin Australian. Asokohe ai luante për Brisbanet.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, lojtari më i mirë i vitit u shpall serbi Milos Ninkoviç i Sydney-t. (Shuplaka)