Bes Kallaku ka publikuar dje këngën më të re së bashku me Olsi Bylykun. Kënga titullohet N’dashni.
Besi i këndon dashurisë me humor dhe ironi. Një këngë që krahason dashurinë e vërtetë me materializimin e kësaj ndjenje, ndërthuret me batuta dhe copëza nga realiteti i rinisë shqiptare.
Fansat në rrjetet sociale janë surprizuar me këngën më të fundit pasi Besi ka vendosur mos t’i këndojë më jetës së katundit, por zhgënjimit nga dashuria.
Edhe e dashura e tij Xhensila Myrtezaj e ka komentuar këngën e Besit në Instagram.
Xhensila shkruan në postim “Ky është i paparashikueshëm”…
Fragment nga teksti:
Unë kam menu se ti e di
Se të kam dh* mu n’dashni
Sa herë e shoh që del, ajo me 2 mijë euro taka
Kurse unë me xhepa bosh, ene hudhrën që m’futi plaka
Me e majt për shanc, e mos me ra n’sysh
Ajo do me hyp n’X6, unë kam vec golf2.