00:45 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Besimtarët e krishterë kremtojne të Dielën e Larit

11:54 | 13/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Besimtarët e krishterë kremtojne të Dielën e Larit

Besimtarët katolikë kremtojnë sot Ditën e Larit, një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit liturgjik që shënon hyrjen në Javën e Madhe dhe përgatitjen shpirtërore për Pashkët. Kjo e diel, e njohur ndryshe si “E Diela e Mundimeve të Zotit”, kujton hyrjen triumfale të Jezusit në Jeruzalem, dhe pasohet nga kremtimet më të thella të fesë së krishterë.

https://faxweb.al/wp-content/uploads/2025/04/WhatsApp-Video-2025-04-13-at-12.19.38-PM.mp4

Në këtë ditë të veçantë, liturgjia nis jashtë ambienteve të kishës, ku besimtarët mblidhen rreth meshtarit për bekimin e rremave të larit, ullirit apo palmave. Më pas, procesioni simbolik drejt Kishës shënon fillimin e Meshës solemne, e cila përfshin leximin dramatik të Mundimeve të Krishtit. Ky rrëfim interpretohet nga tre persona që përfaqësojnë rolin e Jezusit, narratorit dhe popullit, ndërsa meshtari vesh petkat liturgjike të kuqe – simbol i gjakut dhe martirizimit.

Dita e Larit nuk është vetëm një festë katolike; ajo kremtohet gjithashtu nga besimtarë ortodoksë dhe protestantë në mbarë botën. Rrënjët e saj të thella shpirtërore reflektohen edhe në traditat popullore që e shoqërojnë: degët e bekuara merren në shtëpi si simbole paqeje e bekimi. Në disa zona, kryefamiljari përdor këto degë për të spërkatur shtëpinë me ujë të bekuar gjatë Natës pa gjumë të Pashkëve, si një rit pastrimi e shenjtërimi.

Gjithashtu, në prag të Pashkëve, artizanët krijojnë zbukurime të ndërlikuara me gjethet e palmave, të cilat shkëmbehen si dhurata festive ndërmjet besimtarëve. Degët e vitit të kaluar digjen dhe hiri i tyre përdoret për përhimjen e besimtarëve të Mërkurën e Përhime duke mbyllur kështu një cikël të thellë shpirtëror.

Dita e Larit është jo vetëm hyrje në një javë reflektimi dhe përjetimi të thellë fetar, por edhe një dëshmi e gjallë e traditës dhe besimit të palëkundur të komunitetit të krishterë.

Etiketa: E Diela e larit
Pas

Rikthehet tradita e vajit të lulëkuqes në Maqedoninë e Veriut

Para

Berisha i përgjigjet Ramës, ironizon hapjen e fushatës së PS: Vallja e hajdutëve

Para
“Do të dalim nga Ballkani i Hapur”-Premtimi i Sali Berishës: Po rrënon prodhimin bujqësor dhe blegtoral shqiptar

Berisha i përgjigjet Ramës, ironizon hapjen e fushatës së PS: Vallja e hajdutëve

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.