07:32 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, Bujar Spahiu: Mos e humbni shpresën, koha për bashkim dhe unifikim

08:11 | 11/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, Bujar Spahiu: Mos e humbni shpresën, koha për bashkim dhe unifikim

Mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur në sheshin Skënderbej nga ku falën mëngjesin e sotëm Kurban Bajramin nga ku iu drejtuan Zotit me lutje për më shumë paqe dhe harmoni.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu u shpreh se simbolika e kësaj dite është kurbani, si shenjë mirënjohje ndaj Zotit.

“Allahut i intereson devotshmëria jonë. Te Allahu nuk arrin as mishi dhe as gjaku i Kurbanit, por bindja ndaj tij. Sot në këtë ditë besimi Bajrami. Dëshmia e sakrificës na bën që ti jemi Zotit mirënjohës. Kjo na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të bëjmë sakrifica për fe dhe atdhe. Kurbani do të thotë afrim të njeriut me krijuesin. Njerëzit nuk duhet t’i ndërpresin shpresat te Allahu” tha ai ndër të tjera gjatë fjhalës së tij.

Në një prononcim për FaxNews, Spahiu kishte edhe një thirrje për gjithë shqiptarët si dhe për klasën politike në vend.

“Është një ditë feste, e bashkimit, vëllazirimit dhe mirëkuptimit. Kjo është dita e solidarizimit të njerëzve me njëri-tjetrin ku njerëzit tregojnë interes për ato që i bashkojnë dhe jo që i ndajnë. Ne kemi nevojë për ndihmën midis njëri-tjetrit. Ky është vendi ynë ku të gjithë jetojmë por  të gjithë së bashku të ndryshëm në mendime dhe besime, duhet të bashkëpunojmë. Uroj që unë si drejtues i një komuniteti fetar bëj thirrje për unifikim dhe bashkim për të ardhmen dhe Integrimin Europian”.

Qindra besimtarë Mysliman në Elbasan falën mëngjesin e sotëm Kurban Bajramin. Në ceremoninë e organizuar me rastin e festës morën pjesë figura të njohura të fesë islame ne Shqipëri si Imami  Elvis Naçi. Nga sheshi Genshër në të cilin u krye falja. Naçi përcolli edhe një mesazh për politikanët shqiptarën ku theksoi se një besimtarë i mirë nuk është ai që vjedh popullin dhe nuk ndihmon të varfërit ndaj  ftoi besimtaret myslimanë për më shumë bashkëpunim mes njeri tjetrit.

Po ashtu siç e do tradita  e festës Myftiu i Elbasanit, Agim Duka përcolli ceremoninë e faljes duke uruar besimtarët por edhe duke bërë thirrje për më shumë mirësi dhe ndihmesë ndaj njeri tjetrit.

Në fshatin MAlbardh të Kurbinit festën e Kurban Bajramit e festojnë si myslimanët ashtu edhe katolikët.

Është i vetmi fshat në Shqipëri që feston të dy festat si Kurban Bajramin ashtu edhe festën e Shën Mëhillit, dhe kështu ndodhi edhe këtë vit.

Edhe në qytetin e Fierit që në orët e para të kësaj të diele mijëra qytetarë të besimit mysliman kanë kryer ritet e faljes së Kurban Bajramit në xhaminë kryesore në qëndër të qytetit.

Imami xhamisë Fier, Valdrin Mera në fjalën e tij përcolli edhe mesazhin ‘për të qënë më në harmoni me vëllezërit e motrat  tona të  mos  mbajmë mëri por falje e zemërgjerësi mes familjeve të cdo shqiptari’.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: BUJAR SPAHIUkurban bajrami
Pas

E rëndë/ Furgoni përfundon në lulishte dhe përplas qytetarët, vdes një grua dhe plagosen 3 të tjerë (Emri i viktimës+Video)

Para

Meta uron besimtarët për Kurban Bajramin: Na fton për të shuar arrogancën dhe padrejtësinë

Para
Meta uron besimtarët për Kurban Bajramin: Na fton për të shuar arrogancën dhe padrejtësinë

Meta uron besimtarët për Kurban Bajramin: Na fton për të shuar arrogancën dhe padrejtësinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.