Pas një muaj agjërimi dhe sakrifice besimtarët myslimane festojnë sot Fiter Bajramin.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe besimtarët u mblodhën sot në “Sheshin Skënderbej” për faljen e madhe në Tiranë. Ceremonia nisi në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën. Pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Në fjalën e tij kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu tha se sot kjo ditë i gjen të gjithë me zemra të mbushura plot, duke theksuar se “sakrifica jonë është pranuar”.
“Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, njeriu matet me atë që ka. Bajrami na kujton unitetitn, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe atë që do të bëjmë pas tij. Lusim Zotin që ta ketë pranuar agjërimin, të na japë forcë për të përballuar sfidat e jetës”, u shpreh kreu i KMSH Bujar Spahiu.