02:40 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Besjan Pesha i bashkohet protestës, banorëve të Verrisë: Mos u dorëzoni, ky impiant do të prodhojë helm për gjitha familjet shqiptare! (VIDEO)

21:52 | 28/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Më sulmojnë sepse flas për plehrat. Balta e tyre është medalje për mua”

Aktivisti Besjan Pesha i bashkohet protestës së banorëve në Verri të Fierët, të cilët kërkojnë pezullimin e ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane, e cila do të prodhojë helm për tokat e tyre.

Pesha shprehet se policia i ka kërcënuar disa herë banorët me procedim për protestë të jashtëligjshme, ndërsa ende nuk është bërë asgjë për kompaninë e cila nuk siguron as leje për kryerjen e punimeve.

“Sot isha në Verri të Fierit për të mbështetur banorët të cilët kanë ditë që protestojnë kundër projektit të inceneratorit i cili ju rrezikon shëndetin dhe prodhimin bujqësor.

Është shumë interesante të shohësh se si policia ka kërcënuar disa herë banorët me procedim për protestë të jashtëligjshme dhe nuk bën asgjë kundër kompanisë e cila edhe pse nuk disponon asnjë leje, ka çuar mjetet dhe po kërkon të fillojë punimet. (Meqë ra fjala një pjesë e mjeteve janë edhe me targa fallse).

Falë banorëve asnjë cm punë nuk është bërë dhe nuk do të bëhet në atë zonë. E ardhmja e Myzeqesë, por edhe e gjithë Shqiperisë nuk është dhe nuk do të jetë biznesi mafioz i plehrave, por zhvillimi i prodhimit bujqësor.”, shprehet Pesha.

Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Pesha shprehet se si ai dhe banorët nuk kanë besim te politika dhe partitë politike. Ai u kujton banorëve rastin e Zharrëzës si shembull, për t’u treguar se nëse populli është i vendosur asgjë nuk do bëhet.

Sipas Peshës, ky impiant do të prodhojë helm për këtë tokë por edhe për të gjitha familjet shqiptare dhe tryezat e tyre. “Kjo që po bëni është heroike, të jeni të sigurt që do fitoni. Vetëm nëse ju tërhiqeni ky projekt mund të behët sepse nëse jeni të vendosur ky projekt nuk do bëhet!”, u drejtohet Pesha qytetarëve.

Banorët e Verrisë prej një jave tashmë,  janë në protestë dhe i bëjnë thirrje firmës të ndërpresë punimet e të largohet. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Banoret e VerriseBesjan PeshaFier
Pas

Gazetari: Rama do të sundojë për një periudhë 30-vjeçare, kush nuk i shkon nga pas e pëson keq

Para

“LSI del forcë e parë në 4 qarqe, Ilir Meta do të bëhet kryeministër”

Para
“LSI del forcë e parë në 4 qarqe, Ilir Meta do të bëhet kryeministër”

“LSI del forcë e parë në 4 qarqe, Ilir Meta do të bëhet kryeministër”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.