11:59 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Besjan Peshaj dhe Adriatik Lapaj paralajmërojnë Ramën: S’ke pranga për të gjithë ne!

15:00 | 07/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Besjan Peshaj dhe Adriatik Lapaj paralajmërojnë Ramën: S’ke pranga për të gjithë ne!

Ditën e sotme qytetarë dhe aktivistë të shumtë protestuan përpara ambienteve të kryeministrisë kundër arrogancës qeveritare, dhe pro lirimit të 11 qytetarëve kuksianë që u arrestuan pak ditë më parë.

Mes pankartave të shumta të binin në sy dhe ato ‘’na arresto dhe ne”, apo ‘’nuk ke pranga për të gjithë”.

Dy nga organiozatorët e kësaj proteste Adriatik Lapaj dhe Besjan Peshaj u shprehën se kryeministri Rama duhet të hapë koncesion edhe për prangat në mënyrë që të kenë mundësi që ti arrestojnë të gjithë qytetarët e lirë të këtij vendi.

‘’Sot në Shqipëri ne paguajmë për të kaluar mallrat në doganë te koncesionari, sot në Shqipëri ne shkojmë të vizitohemi dhe paguajmë te koncesionari, sot në Shqipëri falë koncesioneve vendit çdo ditë i copëtohet nga një pjesë. Sot në Shqipëri nëse je kundër qeverisë të linçojnë. Ne nuk jemi dakord zoti kryeministër. Duhet që të hapë koncesionin e prangave, se nuk ka mjaftueshëm për të gjithë ne”, u shpreh Adriatik Lapaj gjatë fjalës së tij.

Nga ana tjetër aktivisti Besjan Peshaj ka folur dhe për mediat që sipas tij mikrofonat i kanë në protestë ndërsa vetë transmetojnë telenovela. Ai ka paralajmëruar Ramën se shumë shpejt në rrugë do të dalin naftëtarët, minatorët dhe gjithë qytetarët e këtij vendi.

‘’Mesazhin e parë e kam për mediat që kamerat i kanë këtu, dhe në ekran japin telenovelat. Është e papranueshme sesi këto media transmetojnë çdo palaçollëk të kryeministrit dhe nuk japin zërin e qytetarëve. Falenderoj ato media të cilat kanë qendruar pranë nesh, ato media meritojnë që të shikohen nga ne, të tjerat të bojkotohen.

Mesazhin e dytë e kam për shqiptarët që rrinë në shtëpi. Çfarë po bëni, po prisni që t’iu rritet taksa e rradhës?! Çfarë po bëni?! Po prisni me shpresën që nuk do t’iu vijë rradha?! Boll me lojën e këtyre të majtëve dhe të djathtëve. Nuk të kërkon njeri teser partie kur paguan ujin, dritat, tëksën, prandaj herë tjetër dilni në shesh.

Mesazhin e tretë e kam për kryeministrin, nëqoftëse ashtu siç u çuan kuksianët, të çohen nesër edhe naftëtarët e ARMOS-s dhe të shporrin ata që ua ke dhënë me koncesion naftën, çdo bësh do i arrestosh edhe ata?!Po nëse nesër do çohen qytetarët e Bulqizës që janë më të varfërit, çfarë do bësh, do i arrestosh dhe ata, çdo bësh nëse nesër çohet e gjithë Shqipëria dhe të thonë se hapësirën e përbashkët ua jep të pangopurve, çdo bësh, do i arrestosh të gjithë?! Nuk trembemi nga ty, pasi Shqipëria ka qytetarë”, u shpreh Peshaj gjatë fjalës së tij.

Protesta u mbyll paqësisht, pa asnjë incident dhe pa asnjë fjalim politik nga ana e të pranishmëve dhe atyre që morën fjalën.

(E.K/FAXWEB.AL) 

Etiketa: Adriatik Lapajbesjan peshaj
Pas

Foto/ Genc Sejko bëhet pjesë e protestës qytetare, mesazh nga Londra Edi Ramës: Mos mi…

Para

Pse Millosheviçi e ka pasur “më vështirë me serbët e Kosovës se sa me shqiptarët”

Para
Pse Millosheviçi e ka pasur “më vështirë me serbët e Kosovës se sa me shqiptarët”

Pse Millosheviçi e ka pasur “më vështirë me serbët e Kosovës se sa me shqiptarët”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.