Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kombinat ku janë gjetur të pajetë nënë e bijë ndërsa vajza tjetër e familjes është nisur në gjendje kritike për jetën në spital
Mësohet se vajzat dhe e ëma ishin dëshmitare të Jehovait ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të besimit të tyre tek ringjallja pas vdekjes.
Edhe policia e kryeqytetit ka njoftuar se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak se tre gratë janë vetëflijuar, ndërsa kishin zbuluar ngjarjen për shkak se nëna, 56-vjeçarja Zhaneta Josifi nuk i ishte përgjigjur të vëllait në telefon dhe se banesa e tyre kur ky i fundit ishte interesuar për to, kishte qenë e mbyllur.
Djali ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në banesën në fjalë që ndodhet në Kombinat dhe pas hyrjes me forcë kanë gjetur trupat e pajetë të Zhaneta Josifi., 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër Blerta Josifi , rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.
Kjo e fundit ndodhet në gjendje kritike për jetën, dhe mbase është e vetmja që mund të hedhë dritë mbi shkaqet e rrethanat e ngjarjes nëse ia arrin të mbijetojë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)