Ambasadori britanik në Shqipëri, Norman Duncan, ka reaguar në lidhje me mosarritjen e dakordësisë mbi fletën e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Norman, përmes një postimi në Tëitter, i bën apel palëve që të bien dakord sa më parë në mënyrë që votuesi të ketë kohë që të familjarizohet me fletën e votimit përpara zgjedhjeve.
“E rëndësishme është që fletët e votimit të dakordësohen në kohë për t’u dhënë votuesve një shans të familjarizohen siç duhet përpara Ditës së Zgjedhjeve. Por ato gjithashtu duhet të jenë të qarta në mënyrë që një numër i votave të numërohet për partinë dhe kandidatin që votuesi kishte për qëllim’,shkruan Duncan në Twitter.