12:10 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Beteja’ e Ramës me njerëzit e vet; Si e detyroi Xhafajn të përgënjeshtrojë veten?

23:46 | 05/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
E shkarkoi dje, Xhafaj së bashku me Çakon shkojnë në zyrën e Ramës

Nga Alfred Lela

Kapja e 613 kg drogë në Portin e Durrësit i ka çelur portat fërkimeve dhe publicitetit në Tiranë. Qeveria ka dalë në disa deklarata dhe kundër deklarata për të fuqizuar mesazhin e një sasie rekord kokaine të kapur, dhe për të sulmuar të gjithë ata që kërkojnë ta dobësojnë përçimin e këtij mesazhi.

Ministri Xhafaj, në deklaratën e parë për mediat, e ka pranuar se Policia e Shtetit është asistuar dhe ka bashkëpunuar me agjensi të huaja ligjzbatuese. Por, pak pas tij, kryeminsitri Rama i ka kujtuar vartësit ekskluzivitetin e aksionit policor duke mohuar çdo bashkëpunim me shërbimet inteligjente apo agjensitë e tjera ndërkombëtare. ‘Gjuhëkafshuar’ ministri i është bindur shefit dhe e ka tërhequr deklaratën e parë.

Këtu mund të diskutohet për dy variante të ‘prapakthehut’ të zotit Xhafaj. I pari ka të bëjë me tërheqjen e tij para një vendimi të shefit të qeverisë, duke pranuar autoritetin politik, por duke lëshuar atë profesional dhe, i dyti, i shtrin mundësitë te aprofesionalizmi i ministrit të Brendshëm. Do të thotë, ai nuk ka qenë i informuar sa dhe si duhet; do të thotë, ai nuk ka kontroll të plotë mbi strukturat të cilat drejton; do të thotë, shefat e Policisë kanë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me kryeministrin, duke anashkaluar ministrin e Brendshëm.

Sido që të jetë, Fatmir Xhafaj del i mpakur dhe i ciflosur nga kjo gjendje.

Po kryeministri Rama nën cilat shtysa ka marrë një pozicion të tillë, duke e njollosur ministrin e tij të Brendshëm. Shefit të qeverisë i është dashur të marrë një vendim drastik: të diskreditojë vartësin për hir të imazhit të qeverisë, të prishur nga një tjetër ministër i Brendshëm, paraardhësi i Xhafajt, Saimir Tahiri. (Nëse ish-ministrin e quante kampion dhe e mbrojti deri në fund, ministrin aktual e ka ‘lëshuar’ më shumë se një herë).

Edi Rama është në luftë me kohën sa i takon imazhit. I investuar fuqimisht, i ndihmuar nga ekspertizë luksoze ndërkombëtare, mund të thuhet se kurimi i imazhit ka qenë reforma e vetme qeverisëse e tij. Një e ashtuquajtur reformë.

Edi Rama është në luftë me kohën sa i takon imazhit. I investuar fuqimisht, i ndihmuar nga ekspertizë luksoze ndërkombëtare, mund të thuhet se kurimi i imazhit ka qenë reforma e vetme qeverisëse e tij. Një e ashtuquajtur reformë.

Skandalet, portat e të cilave i ka hapur ish-ministri i Brendshëm, e kanë detyruar Ramën të kalojë nga kurimi i imazhit në menaxhim krize. Një zog i ardhur në dorë në një zi të tillë propagandistike, Rama nuk mund ta lëshonte. Dhe ai ka lëshuar Xhafajn që është një ‘squkë e kotecit qeveritar’.

Rama ka vendosur të sakrifikojë zyrtarët e vet, të cilët tashmë tingëllojnë të pabesueshëm, për të ruajtur, sadopak të mundet, portretin e qeverisë mbi të cilin janë shfaqur krisjet e dhjetra faqeve të zeza. ‘Dëshmori’ i parë i kësaj ‘guerriljeje propagandistike’ ka qenë ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, e cila u fut në një kurs përplasjeje me mediat e vendit në të cilin ajo kryen aktivitetin diplomatik. E pamjaftueshme në debatin e hapur, ajo shkoi më tej duke duke shigjetuar edhe shtetin apo shoqërinë holandeze, kur foli edhe për ‘kurvat’ e Holandës.

Fatmir Xhafaj, një zyrtar i dalluar për seriozitet, ra në të njëjtin kurth të vogël. Në fillim përgënjeshtroi veten dhe më pas u vu të përgënjeshtrojë homologët e vendeve të tjera. Deklaratat e tij, që kanë patosin enverist të togfjalëshit ‘me forcat tona’, nuk i shkojnë kësaj kohe. Jetojmë, përfundimisht, në një botë globale ku asgjë nuk ndodh në vetmi, pa bashkëpunim, pa shkëmbim informacioni, pa relata të një forme apo tjetre.

Bota është një fshat global por, komunistët gjithmonë ia kanë dalë që ta ndalin globin sa herë i bie hera e rrotullimit në fshatin e quajtur Shqipëri.

Burimi: Politico.al

Pas

“Një burrë i vogël Qaraman!” ish mbrojtësi i kombëtares shpërthen në akuza i kërkon ndaj Erion Braçes

Para

HOROSKOPI. 06 MARS 2018

Para
HOROSKOPI. 27/01/2018

HOROSKOPI. 06 MARS 2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sherrit qëlloi me pushkë drejt shtëpisë së komshiut, arrestohet një 18-vjeçar në Krujë

Delvinë, deputetja e PD Ina Zhupa: Të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë banorët e dëmtuar nga zjarret

“The Sun”: Vizitoni plazhet mahnitëse përgjatë Rivierës Shqiptare

Nisin regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor siguron punësim të sigurt

Rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti rrugor i Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës, radhë mjetesh nga Maqedonia në pritje për të kaluar doganën

Apeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë për qytetarët: Përdore vizën korrekt, respekto kushtet dhe afatin e qëndrimit

Bulqizë, qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 20-vjeçari. Sekuestrohet mjeti dhe 10 fishekët

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit! Ja rregullat e reja për çdo banor

SHBA, Ghislaine Maxwell transferohet në një kamp burgu me siguri minimale në Teksas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.