Pavarësisht se Ministria e Arsimit u tërhoq nga VKM-ja që detyronte studentët për të paguar për provimet e mbartura, studentët nuk janë tërhequr dhe kërkojnë edhe plotësimin e kërkesave të tjera.
Prandaj ata do të protestojnë sërish ditën e nesërme, ndërsa kanë bërë të ditur edhe axhendën e protestës.
Kujtojmë se 4 kërkesat e studentëve ishin:
1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.
Nga këto, pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e mbartura është shfuqizuar zyrtarisht sot.
(B.H/Faxweb)