01:53 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Betejë për jetë a vdekje”, Berisha: familjet mafioze Tahiri dhe Xhafa kanë mprehur hanxharët dhe po i vërsulen…

16:23 | 15/05/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Betejë për jetë a vdekje”, Berisha: familjet mafioze Tahiri dhe Xhafa kanë mprehur hanxharët dhe po i vërsulen…

Ish-kryeministri Sali Berisha nëprmjet një postimi në ‘Facebook’ thotë se familjet qeveritare mafioze po shkojnë drejt përballjes finale.

Berisha shkruan se familjet mafioze Tahiri dhe Xhafa kanë mprehur hanxharët dhe po i versulen njëra tjetrës në të gjitha nivelet për qerim hesapesh? në një betejë për jetë a vdekje.

Sipas tij sulmet e opozitës po e çojnë mafien qeveritare të Shqipërisë me në krye Edi Ramën drejt agonisë.

Por sipas tij, nga ky ‘vringëllim armësh’, ‘e tronditur deri në palcë është familja mafioze Rama’. nga ana tjetër ish-kryeministri thotë se Rama po i lan duart me Tahirin dhe Xhafajn.

Berisha shkruan se Rama ‘refuzon dorëheqjen e Faqeziut’, duke iu referuar Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ish-kryeministri bën thirrje gjithashtu për qytetarët për tu ngritur për të marrë në dorë fatet e vendit.

Postimi i plotë:

Familjet qeveritare mafioze drejt perballjes finale!

Sulmet e opozites po çojne mafien qeveritare te Shqiperise me ne krye Edi Ramen drejt agonise!

Keto jave, familjet mafioze Tahiri dhe Xhafa kane mprehur hanxharet dhe po i versulen njera tjetres ne te gjitha nivelet per qerim hesapesh? ne nje beteje per jete a vdekje. Ne pozicione rreth tyre jane rrjeshtuar narkozyrtare, narkodeputete, narkogazetare, narkoprokurore dhe narkogjykates, barone droge, kumbare dhe ndrikulla, vrases e trafikante etj etj.

Ata, nga mengjesi deri ne mesnate vringellojne kunder njeri – tjetrit te gjitha llojet e armeve. E tronditur deri ne palce eshte super familja mafioze Rama. Skllave e dosjeve fatale te kokaines dhe lidhjeve te shumllojta mafioze te saj dhe vellazerise se oligarkeve te saj, ajo, ne perpjekje per te lare duart me dy familjet mafioze ministrore, hedh gurin dhe fsheh doren.

Keshtu, ne nje rast me Gjushin e tij perhap lajme se deshmi tronditese te pertej detit zhysin Tahirin pese pashe nen toke, nga ana tjeter i dergon atij me ore te tera ne shtepi oligarkun, anetarin e vellazerise dhe hijen e Olsit, famozin Gaz Rama! Ndaj familjes tjeter mafioze, kryekumbar Edvini mban qendrim te njejte. Ai, nga njera ane nuk ja ndan nga zyra per mbeshtetje Don Agaçion, refuzon doreheqjen e Faqeziut qe ka perdhosur te gjitha ligjet e vendit per te mbrojtur vella Agronin, ka bllokuar ekstradimin e tij per te vuajtur denimin ne Itali, ka fallsifikuar ligjin ne menyre qe kumbar Agroni te mos vuaj denimin as ne Shqiperi por te vazhdoje i mbrojtur trafiqet me fitime perrallore dhe ka bllokuar ligjin antimafia per te mbrojtur pasurite perrallore te familjes mafioze Xhafa.

Nga ana tjeter, per te lare duart me Fatziun, qe pa e pyetur Ramen ekstradoi Nazerin ne Itali dhe nga mengjesi gjer ne darke jep informata per lidhjet e familjes super mafioze Rama me drogen, trafiqet dhe krimin, don Edvini me narkozyrtaret e tij nxjerr ne tregun e thashethemeve perandorine e pasurive te pakufishme te patundeshme ne Tirane, Vlore, Durres, Korçe te bazuara mbi drogen te vellezerve, kuneterve, ortakeve te familjes mafioze Xhafa.

Te dashur miq, Shqiperia eshte ne udhekryqin e saj me te rrezikshem te nje perleshje ne nivelet me te larta per qerim hesapesh midis familjeve mafioze te qeveritareve te narkoshtetit shqiptar.

Kjo situate kritike eshte thirrje nga shpirti i çdo qytetari te ndershem te ketij vendi qe te ngrihemi dhe te marrim ne dore fatet tona dhe te flakim me uraganin tone kalbesirat e mafies, kumbareve, familjeve ministrore mafioze me ne krye Edvin Kristaq Ramen! sb

(B.H/Faxweb)

Etiketa: familjet mafiozeSali Berisha
Pas

Kishin marrë tokë me qira për të kultivuar drogë, polica arreston në flagrancë dy persona (EMRAT)

Para

SHIFRAT/ Renditet i 13-ti nga 136 vende të Botës, cila është fuqia ushtarake e Iranit?

Para
SHIFRAT/ Renditet i 13-ti nga 136 vende të Botës, cila është fuqia ushtarake e Iranit?

SHIFRAT/ Renditet i 13-ti nga 136 vende të Botës, cila është fuqia ushtarake e Iranit?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.