Beti Njumën e njohim prej vitesh si një figurë të pandarë nga Top Channel e cila i ka qëndruar stoike formatit serioz të edicionit informative.
E ftuar në ‘Pop Culture’, Beti ka treguar për vitet e largëta, kur nisi hapat e parë në gazetari, profesion i cili e ka shoqëruar për plot 14 vite.
Ajo tregon me nostalgji episodin e vitit 1997, kur takoi për herë të parë Adi Krastën.
“Adi Krasta ishte drejtor në radio Koha. Unë i propozova një emision dhe pasi lamë takimin, më tha: “Më binde!” Bëmë një bisedë edhe i pëlqeu fakti që unë kisha zgjedhur një format që ai e kishte bërë disa vite më herët, në vitin ‘93 ose ‘94”,-tregon Beti.
“Me Adi Krastën lidhet edhe diçka tjetër, dokumentari im i parë që kam bërë për Telesportin. Adi ishte drejtor i Telesportit. Pastaj unë iu përkushtova dokumentarit, u bëra autore dokumentarësh. Kështu që Adi ka ndikuar dy herë tek unë”,-e mbyll fjalën ajo.