03:01 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Betimi i anëtarëve të GJK, PD kundër PS: Rama kërkon kontrollin e Kushtetueses me postier…

14:40 | 11/02/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kadastra e Durrësit/ “Përplasje mes bandash”, Gjata: E kemi denoncuar me kohë prokurorin

Partia Demokratike shprehet kundër nismës së Partisë Socialiste për të ndryshuar procedimin e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nga selia blu, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, tha se ky akt është një skemë antikushteteuse e Edi Ramës për të marrë kontrollin e gjykatës me postier.

“Edi Rama ka parashikuar të kryejë të enjten një goditje të rëndë ndaj reformës në drejtësi dhe Kushtetutës së vendit, me qëllim heqjen e çdo pengese ligjore për planet e tij për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Kontrolli prej tij i gjykatës që do të gjykojë vlefshmërinë apo jo të votimeve moniste të 30 qershorit, e ka detyruar Edi Ramën të deformojë akoma më shumë reformën në drejtësi”, tha Gjata.

“Interesi politik i kryeministrit ilegjitim që po uzurpon çdo pushtet në vend është zhvlerësimi i procedurave kushtetuese që pengojnë emërimin në mënyrë të paligjshme të shërbëtorëve të tij në Gjykatën Kushtetuese. Me këtë qëllim, Edi Rama synon të ndryshojë ligjin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me betimin e anëtareve të saj”.

“Pasi dështoi me skemën për të imponuar emërime të paligjshme në këtë gjykatë, Edi Rama po tenton të ndryshojë procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Shërbëtorët e tij në drejtësi nuk do të shkojnë më të bëjnë betimin para noterit, siç ndodhi pak javë më parë, por do ta bëjnë atë me postë, përmes një deklarate e shkrim”.

“Ky akt shkon kundër interesit të qytetarëve shqiptarë, të cilët duan një drejtësi të pavarur, duan një gjykatë kushtetuese që mbron interesin publik dhe jo interesin privat të politikanëve dhe kryeministrit të vendit”.

“Mbi të gjitha, akti i Edi Ramës është një goditje kundër Kushtetuës dhe shtetit ligjor, pasi në neni 129 i Kushtetutës sanksionon në mënyrë të qartë dhe urdhëruese se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.” Kushtetuta nuk lejon asnjë lloj procedure tjetër betimi, as me noterët, as me postierët e Edi Ramës”.

“Kushtetuta e Shqipërisë e ka dhënë vetë zgjidhjen. Në rast konflikti shkohet në Gjykatën Kushtetuese. Por 4 vjet pas miratimit me konsensus të ndryshimeve Kushtetuese për reformën në drejtësi, Gjykata Kushtetuese akoma nuk është funksionale, sepse Edi Rama e ka zvarritur për të bërë këtë që ka planifikuar të enjten- të marrë kontrollin politik edhe të gjykatës më të lartë të vendit”.

“Për Partinë Demokratike ky është një akt i dënueshëm, që shkon kundër aspiratës së shqiptarëve për një shtet ligjor, që funksionon me standardet më të mira europiane dhe për një drejtësi që të barabartë për çdo qytetar”.

Etiketa: clirim gjatagjata pd. pd ps
Pas

Një asteroid i rrezikshëm po i afrohet Tokës, NASA: “Ka pasoja në të gjithë planetin”

Para

Huazimi i gazit lotsjellës që u përdor mbi protestuesit, reagon Policia e Kosovës: Ndodhi mbi pëlqimin e dy ministrive

Para
DOKUMENTI/ Zbulohet marrëveshja sekrete për të shtypur protestuesit e opozitës në Shqipëri, i përfshirë edhe ministri i Hashim Thaçit

Huazimi i gazit lotsjellës që u përdor mbi protestuesit, reagon Policia e Kosovës: Ndodhi mbi pëlqimin e dy ministrive

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.