Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka reaguar lidhur me emërimin në krye të Bashkisë së Matit të Agron Malajt, ish-gardist në 21 Janar. Çupi shprehet se Malaj është braktisur nga qytetarët e Matit, dhe do të jetë e afërt dita kur kësaj marrëzie do ti vijë fundi.
Postimi i Çupit:
Uzurpoi zyrat i braktisur masivisht nga Matjanët.Personi i emëruar nga Edi Rama në krye të bashkisë, si një shpërblim për nderet e bëra ndaj tij, mori sot nje detyrë jolegjitime.
U emërua në krye të Bashkisë nga votimet brenda PS, një person i refuzuar masivisht nga qytetarët të cilët me sa duket e njohin ligjin më mirë se sa vetë ata që e kanë bërë.
Do të jetë e afërt dita që do të largohet me turp nga ajo zyrë , të cilën sot e uzurpon kryebashkiaku i emëruar i Ramës.
Do të jetë e afërt dita kur nuk do të mund tu dalë dot më përpara Matjanëve. Do të jetë e afërt dita kur kësaj marrëzie do ti vijë fundi. Shqiptarët duan zgjedhje jo votime partiake