Ditën e sotme në seancën parlamentare pritet të votohet kreu i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi, LSI do të japë votën e saj kundër kësaj kandidature.
Ka qenë vet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila e ftuar në emisionin “Kjo javë” ka deklaruar se grupi parlamentar i LSi do të votojë kundër tij.
“Neve kemi marrë një vendim si grup parlamentar që nuk do ta votojmë zotin Ruçi, pasi nuk mund të bëhemi pjesë e një procesi për të legjitimuar një maxhorancë që ka ardhur me votat e blera nga krimi i organizuar. Këtë e shohim çdo ditë prezentë, me mënyrën se si ka funksionuar e gjithë makineria policore e qeverisë së kaluar.
(S.SH/Shuplaka)