Menjëherë pas betimit të presidentit të ri të Republikës Ilir Meta, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Ish-ministri kujton deklaratat politike të të majtëve se Ilir Meta mund të mos bëhet president, duke bojkotuar Parlamentin ditën e betimit.
“Sot u betua Presidenti i Republikës. Siç e kishim paralajmëruar çdo gjë shkoi sipas Kushtetutës.
Po sot u mbyllën edhe “betimet” politike se nuk do ta lëmë Metën të shkojë në Presidencë! Gërdufje kot!
Gjithashtu po sot, të gjithë ata që shanin e gërdufeshin nëpër rrjete e blogje kundër spjegimeve të mia ligjore e Kushtetuese, duhet të jenë bindur që analiza ishte thjesht ligjore!”, shkruan Manjani.
Sakaq ish-ministri i uron fat ish-presidentit, si edhe suksese presidentit të ri me fjalët: “I uroj fat e mbarësi Bujar Nishanit dhe suksese në detyrë Ilir Metës!” (D.D/Shuplaka)