Kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi ka folur në lidhje me betimin e sotëm tek noterja Miranda Xhemalçe të Arta Vorpsit për vendin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
“Veprimi i noteres është i ligjshëm. Noterja ka bërë vetëm detyrën, pasi noteri duhet ti marrë deklaratën çdo qytetari”, tha Sadushi.
Por a ka të njëjtën vlerë juridike ky noterizim i betimit të Vorpsit si betimi tek Presidenti, Sadushi është shprehur se:
“Nuk shprehem dot nëse akti është njësoj si te presidenti”