05:42 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Betohem!”, Donald Trump zyrtarisht presidenti i 45-të i SHBA-ve (VIDEO)

18:04 | 20/01/2017
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore
0
“Betohem!”, Donald Trump zyrtarisht presidenti i 45-të i SHBA-ve (VIDEO)

Donald J.Trump është zyrtarisht presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Miliarderi amerikan ka bërë betimin para kreut të Gjykatës Supreme dhe para mijëra njerëzve që kishin mbushur rrugët dhe sheshet para Capitol Hill.

“Mendoni me largpamësi dhe ëndërroni akoma më shumë se kaq”, tha Trump.

Më pas ai shtoi: “Ne nuk do të dështojmë, vendi ynë do shkëlqejë sërish!”

”Do kërkojmë miqësi me të gjitha kombet, por me mirëkuptimin se është e drejta e gjithë kombeve që të vendosin interesat e tyre në fillim. Nuk do imponojmë interesat tona por do të jemi si një shembull për të gjithë. Do të forcojmë aleancat, do të krijojmë të reja, do të shkatërrojmë nga faqja e tokës terrorizmin islamik. Në themelet e politikës tonë do të jetë besnikëria ndaj SHBA, përmes kësaj do të zbulojmë besnikërinë ndaj njëri-tjetrit.”, theksoi Donald Trump, lidhur me bashkëpunimin që do ketë me shtetet në botë.

Më pas ai shtoi: “Ceremonia e sotme ka një kuptim të veçantë, jo vetëm sepse po transferojmë pushtetit nga një parti te tjetra, por se pse po transferojmë pushtetin nga Uashington DC tek ju, populli.

Kam një mesazh për të gjitha kryeqytetet e botës, nga kjo ditë do të nisë një vizion i ri në qeverisje. Ne jemi mbledhur sot këtu, duke vendosur një vizion të ri. Një vizion i ri do të qeverisë tokën tonë, nga kjo ditë, do të jetë vetëm Amerika, e para.

Çdo vendim mbi taksat, emigrimin, çështjet e jashtme do të bëhen në mënyrë të tillë që të përfitojnë punonjësit amerikanë dhe familjet amerikane. Mbrojtja do të çojë në prosperitet dhe forcë. Unë do të luftoj për ju me çdo forcë dhe nuk do t’ju zhgënjej kurrë…”.

Sakaq në fjalimin e tij, presidenti i ri tha në mënyrë të nënkuptuar  se politikanët  nuk interesohen se çfarë bëhet me popullin. 

“Elita mbron veten, por jo qytetarët e vendit. Fitoret e tyre nuk kanë qenë fitore të tuat”, u shpreh Trump. “Të gjitha ndryshimet nisi tani dhe këtu. Sepse ky moment u përket juve.”

“Kjo është dita juaj. Kjo është festa juaj. SHBA është vendi juaj. Ajo që ka vërtetë rendësi është nuk është se kush parti drejton qeverinë, por tani qeveria drejtohet nga populli. Kjo ditë do të mbahet mend si dita kur populli mori sërish drejtimin e vendit. Kjo do të jetë një lëvizje që bota nuk e ka parë kurrë më parë.”

“Një vizion i ri do të drejtojë vendin. Një vizion ku Amerika do të jetë e para. Çdo vendim, për taksat, për emigrantët, do të merret për të mirën e amerikanëve. Do të mbrojmë kufijtë. Do të luftoj për ju në çdo frymëmarrje dhe nuk do t’u tradhtoj kurrë. Nuk do të pranojmë politikanë që vetëm flasin dhe nuk bëjnë asnjë punë.”

Më herët bëri betimin edhe zëvendësi i Trump, Mike Pence.

Trump vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë pas fitores në zgjedhjet presidenciale të 8 Nëntorit të shkuar, ku mposhti kandidaten demokraten Hillary Clinton./Në përditësim.  (A.R/SHUPLAKA)

Pas

Momentet kulminante gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit Trump (FOTOT)

Para

Menjëherë pas betimit të Trump-it, nis shiu në Capitol Hill

Para
Menjëherë pas betimit të Trump-it, nis shiu në Capitol Hill

Menjëherë pas betimit të Trump-it, nis shiu në Capitol Hill

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.