Edhe pse ka dy ditë që është zyrtarizuar largimi i Crisitano Ronaldos tek Juventusi mesazhet e lamtumirës në adresë të tij nga shokët nuk kanë të mbaruar.
Së fundmi mesazh përshëndetës për portugezin ka shkruar Marcelo, shoku më i mirë i sulmuesit tek “Los Blancos”.
Braziliano nëpërmjet një postimi në instagram është shprehur:
“Kush do e thoshte, eh, Cris! Është koha të them shihemi më vonë…! Betohem që nuk e kam imagjinuar që do të vinte kjo ditë, por asgjë në jetë nuk është përgjithmonë shpresoj të jesh shumë i lumtur në udhëtimin tënd të ri. Ishin gati 10-vite përkrah teje, 10-vite gëzim, futboll të mirë, fitore, humbje dhe momente të mrekullueshme.
Kam mësuar shumë nga ti. Përkushtimi yt në gjërat më të çuditshme që kam parë tek një sportist. Çdo gjë të mirë për ty dhe familjen tënde. Do më mungojnë bisedat tona përpara ndeshjeve kur të marrim rezultatet dhe përpara finaleve ku na qetësoje me provojën tënde dhe me dashurinë ndaj më të rinjve.
Jam krenar që kam luajtur me ty, jo sepse je futbollisti më i mirë, por për personin që je. Kur të ndaloj se luajturi do të ulem në një bar të pi birrë dhe të tregoj disa histori dhe të gjitha fotot tona së bashku”, ka thënë në lamtumirën e tij Marcelo. (B.H/Faxweb)