07:55 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Betonizimi i zonës së Liqenit, Bashkia e Tiranës i përgjigjet PD-së: Me planin e ri, nuk lejohen më ndërtime

18:16 | 27/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Betonizimi i zonës së Liqenit, Bashkia e Tiranës i përgjigjet PD-së: Me planin e ri, nuk lejohen më ndërtime

Bashkia e Tiranës përmes një deklarate zyrtare i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për  betonizim e Parkut të Liqenit Artificial. Bashkia Tiranë thekson se ndryshe nga sa ishte parashikuar nga bashkia e mëparshme, me planin e ri, në zonën e Liqenit nuk lejohen më ndërtime.

“Partia Demokratike doli përsëri bllof sot kur akuzoi Bashkinë e Tiranës për përcaktimin e një zone të re zhvillimore me Planin e Ri të qytetit. Me sa duket, Partisë Demokratike i është dashur 1 vit e gjysëm nga miratimi i planit urbanistik për të zbuluar se, me planin e ri, në zonën e Liqenit nuk lejohen më ndërtime”, shkruhet në deklaratë.

Deklarata e plotë e Bashkisë Tiranë

Partia Demokratike doli përsëri bllof sot kur akuzoi Bashkinë e Tiranës për përcaktimin e një zone të re zhvillimore me Planin e Ri të qytetit. Me sa duket, Partisë Demokratike i është dashur 1 vit e gjysëm nga miratimi i planit urbanistik për të zbuluar se, me planin e ri, në zonën e Liqenit nuk lejohen më ndërtime.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për zonën e Gardës së Republikës, zonë (TR169) e cila me planin e ri i kthehet Parkut të Liqenit – kjo ndryshe nga plani i Bashës (zona 5-27), i cili e kishte tërësisht të zhvillueshme.

Kjo është vetëm 1 nga 5 zonat e ndryshme të Tiranës që Bashkia e Tiranës, me planin e ri, ia ka kthyer Parkut të Liqenit, duke pezulluar tërësisht zhvillimin, ndryshe nga ndërtimet pa kritere që parashikoheshin me planin Basha.

Këto zona janë:

1. Zona e pishinave dhe e Parkut Olimpik

2. Parkimi privat te fillimi i Digës së Liqenit

3. E gjithë hapësira e pazhvilluar e zonës së Gardës

4. Zona e ish disko Refleksionit

5. Zona e kompleksit të Universitetit Politeknik të Tiranës

Gjithashtu, në dy zona të tjera, tashmë të zhvilluara, pranë liqenit janë pezulluar shtesat në volum. Një prej këtyre zonave, në fakt, është edhe banesa private e kryetarit të PD-së, i cili gjatë kohës që ishte kryetar bashkie i dha vetes leje ndërtimi për shtesë kati mbi një pallat 11 katësh, në shkelje të pastër të ligjit dhe në konflikt interesi flagrant.

Parku i Liqenit të Tiranës është kthyer sot në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, sidomos nga fëmijët, pikërisht nga investimet e kryera në këto 3 vjet dhe prishja e ndërtimeve pa leje që kishin mbirë aty në vitet 2011-2015.

Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se koha kur hiqeshin terrene shkollash për të bërë pallate (si rasti i shkollës “Kosova”) ka mbaruar në qershor 2015.

Pas

Erdogan mesazhe të koduara: I kemi treguar gjithë botës se çfarë kombi jemi

Para

Ina Zhupa: Bashkia e Tiranës ka parashikuar ndërtimin e kullave në zonën e Gardës, do të priten mijëra pemë

Para
Ina Zhupa: Bashkia e Tiranës ka parashikuar ndërtimin e kullave në zonën e Gardës, do të priten mijëra pemë

Ina Zhupa: Bashkia e Tiranës ka parashikuar ndërtimin e kullave në zonën e Gardës, do të priten mijëra pemë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Seanca e sotme në Kuvend: Në rend dite edhe marrëveshja e huasë me BERZH

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Rënie e bizneseve të vogla në 8 qarqe, shkak migrimi dhe tkurrja e popullsisë

Drejtori i CIA-s: Infrastruktura bërthamore e Iranit është goditur rëndë

Irani paralajmëron vazhdim të aktiviteteve kundër Izraelit pavarësisht armëpushimit

Meloni dhe Macron me mesazh për Trump: Lufta tregtare mes aleatëve nuk ka kuptim

“Donin të ndryshonin pushtetin me dhunë”, Serbia arreston 3 persona

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

17 të vrarë nga sulme të koordinuara në tre baza ushtarake në Nigerinë veriore

Parashikimi i motit 26 Qershor 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.