Pavarësisht se janë vetë të famshëm, yjet e showbizit shqiptar, kur bëhet fjalë për këngëtare si Beyonce dhe Jay Z, shndërrohen thjesht në fansa.
Këtë gjë ka pohuar edhe vetë Ermal Mamaqi përmes një postimi në Instagram, duke zbuluar edhe udhëtimin në Francë, për të ndjekur koncertin e çiftit të njohur.
Komediani i njohur së bashku me bashkëshorten e tij Ami, këngëtaren Elvana Gjata dhe Almeda Abazin e cila është përkrah bashkëshortit të saj turk Tolga, kanë zbuluar dobësinë për Beyoncen. Ajo që bie në sy në foto është këngëtarja Elvana Gjata, e cila është e vetme midis dy çifteve, të paktën në foton e publikuar.
Discussion about this post