Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zgjedhur për herë të dytë Viron Bezhanin si kreun e këtij institucioni.
Edhe pse ditët para votimit ishin shoqëruar me akuza dhe kundërakuza për kërcënime dhe manipulime, nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë sepse në fund Bezhani mori pjesën më të madhe të votave të komunitetit të sportit.
Ai në këtë garë kishte përballë Ilir Trebickën.
Bezhani mori 50 vota ndërsa rivali I tij mori vetëm 20 votave. (B.H/Shuplaka)