Mirdita është një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, e njohur për peizazhet mahnitëse, malet e larta, lumenjtë e pastër dhe natyrën e egër. Ajo është gjithashtu një vend i pasur me histori dhe tradita, ku mikpritja është një vlerë e veçantë. Banorët e Mirditës janë të njohur për sinqeritetin dhe dashurinë ndaj vendlindjes së tyre, ndërsa festat dhe ngjarjet kulturore janë një mundësi për të njohur traditat dhe zakonet e këtij rajoni.
Një histori interesante na sjell Bib Rica, mirditori i dy kohërave, njohës i disa profesioneve. Teksa e gjejmë me veshjen e fermerit, Rica na tregon për Mirditën dhe zbehtësinë e saj nga mungesa e banorëve të cilet kanë zgjedhur emigrimin.
Duke theksuar bujarinë, traditën dhe besën mirditore, Bib Rica 70 vjeç, mjek stomatolog na rrëfën pasionin e tij për kulturën, traditën mirditore dhe talentin e tij për të krijuar melodi me çifteli. Në vendin e tij të punës si stomatolog, Biba ndan të tjera detaje nga ky profesioni tij që e bën me aq pasion të madh në shërbim të mirditoreve.