Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba, dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë i kërkon ndihmë kryeprokurorit Adriatik Llalla që Prokuroria ndërhyjë për të mos u bllokuar proçesi zgjedhor të dielën.
Në letrën e dërguar Llallës, ngrihet shqetësimi nga kreu i KQZ-së pas informacioneve të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm të policisë më 28 prill.
Informacionet konsistojnë në bllokimin e proçesit të votimit duke filluar me KZAZ-n nr. 42 përmes zhvillimit të tubimeve dhe grumbulllimeve të simpatizantëve të Partisë Demokratike, raporton Ora News.
“Me shkresën nr. 589 date 28.04.2017 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit vihemi në dijeni të administrimit te disa informacioneve që kanë të bejnë me zhvillimin e tubimeve grumbullimeve, protestave nga simpatizantëte e Partisë Demokratike dhe bllokimin e KZAZ nr 42, për administrimin e proçesit zgjdhor në datat, 6 dhe 7 maj 2017. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimin e mitingjeve apo veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore. Gjithashtu vërejmë më shqetesim të madh pamundësinë e forcave të policisë të shtetit për të qenë të pranishme ditën e zgjedhjeve në qytetin e Kavajes në mënyre që të sigurohet e drejta e votes”,- shkruan Llalla.
“Me vlerësimin se ndajmë të njëjtin shqetësim ndonëse jo të njëjtën përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve do të kërkonim prej jush në respektim të ligjit për të monituruar ekseset e mundshme që mund të ndodhin gjatë protestave”,- shkruan Biba.
Kryeopozitari Basha, ka paralajmëruar protesta ne datën 7 maj në Kavajë. Partia Demokratike e ka bojkotuar procesin e zgjedhjeve që po vijnë në Kavajë duek mos paraqitur asnjë kandidat nga e djathta. (M.D/Shuplaka)