Numri i 20 mijë të vdekurve në Gaza është “një tragjedi”. Presidenti i SHBA Joe Biden ua tha këtë gazetarëve në Milwaukee, Wisconsin, duke iu përgjigjur një kërkese për të komentuar vlerësimin e ri të ofruar nga autoritetet e Hamasit që kur Izraeli filloi bombardimin e Rripit.
Votimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e re për Gazën është shtyrë sërish. “Këshilli i Sigurimit ra dakord të vazhdojë negociatat sot për t’i dhënë më shumë kohë diplomacisë. Dhe presidenca do të ricaktojë miratimin për të enjten në mëngjes,” tha presidenti i rradhës i trupit, ambasadori ekuadorian Jose Javier De La Gasca Lopez-Dominguez.
Hamasi ka refuzuar propozimin e Izraelit për një armëpushim dhe nuk do të pranojë një marrëveshje derisa të hyjë në fuqi pauza e luftimeve. Oferta izraelite përfshinte një armëpushim për një javë në këmbim të 40 pengjeve.